Futboll Sport

U LARGUA NGA NAPOLI/ Shikoni çfarë shkruan Hysaj për mbrojtësin spanjoll (FOTO)

Raul Albiol ka zyrtarizuar sot transferimin e tij tek skuadra e Vijareal, në Spanjë.

33-vjeçari luajti për 6 sezone me Napolin, ku pas transferimin nga Real Madridi në Itali, ai tregoi performanca të shkëlqyera.

Për largimin e spanjollit nga Napoli, ka reaguar edhe mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, i cili e falenderon Albiolin për kohën që kanë kaluar bashkë: “Faleminderit për këto vite të mrekullueshme që kemi kaluar së bashku, ju më keni ndihmuar shumë në fushë, dhe ju falënderoj për gjithçka. Të uroj suksese dhe fat në të ardhmen.”-mbyll shkrimin e tij shqiptari.

Pas 6 vitesh tek Napoli, vendin e të larguarit Albiol do ta mbajë, transferimi i ri Kostas Manolas. Greku u ble nga skuadra e Romës, dhe do të formojë dyshen e qendrës me Kulibali.

Related posts

STARTON “DAKAR 2020” NË ARABINË SAUDITE/ Etapa e parë u zhvillua në shkretëtirë, debuton Fernando Alonso

Delo.autor

MERR FUND DILEMA/ Zbulohet skuadra e njohur që pritet të drejtoj HENRY

Isa.Autor

MERKATO E VERËS/ Chiellini drejt Amerikës, ish-mbrojtësi i Milanit e piketon në skuadër

Delo.autor

Leave a Comment