Futboll Premier League Sport

ZBULON KALIMIN E CR7 TEK MANCHESTER UNTED/ Khabib: Planet kishin filluar prej kohësh, e dija që prej…

Ylli i UFC, Khabib Nurmagomedov ka zbuluar se ai e dinte se Kristiano Ronaldo do të transferohej te Mançester Junajtid qe para një muaji.

Nurmagomedov dhe Ronaldo janë miq shumë të ngushtë, me legjendën e pamposhtur të UFC që pranoi në fillim të këtij viti se të dy flasin së bashku thuajse çdo ditë.

Por për të gjitha tronditjet në botën e futbollit në lidhje me kalimin e Ronaldos në minutën e fundit te Junajtid, Nurmagomedov tha se ai e dinte që planet kishin filluar para disa kohësh.

“Një muaj më parë, ai më tha se po transferohej te Mançester Junajtid. Unë prisja që kjo marrëveshje të ndodhte. Unë mendoj se Mançester Junajtid është më i përshtatshëm për të sesa Juventus. Për mua, transferimi nuk ishte një surprizë’’, u shpreh ylli i UCF-së. Khabib nuk është i vetmi që deklaron diçka të tillë, pasi më herët dhe ish-futbollisti Patrik Evra pretendoi se e dinte që Ronaldo do të transferohej tek Mançester Junajtid para se lajmi të bëhej zyrtar.

Related posts

Dorëzohet Dortmundi/ Juventusi nuk e shet sulmuesin që shkëlqeu në Rusi

Isa.Autor

HARRON DËNIMIN NGA UEFA/ Manchester City gati 90 milionë euro për mesfushorin e Serie A…

Delo.autor

GOLASHËNUESI MË I MIRË! Lewandowski fitoi Këpucën e Artë: Jam shumë krenar, duhet të…

F.autor

Leave a Comment