Futboll Seria A Sport

U ZYRTARIZUA TEK EKIPI I SPAL/ Prezantohet Berisha: Këtu ka kaq shumë arsye për…

Etrit Berisha u zyrtarizua tek ekipi i SPAL-it në Seria A pak ditë më parë, teksa kaloi nga ekipi i Atalantës.

berisha spal1

Vetëm ditën e sotme, gardiani i Kombëtares është prezantuar edhe në një konferencë para mediave, ku foli edhe fjalët e para si portier i SPAL-it.

EKIPI I RI – Ky është një rast i rëndësishëm që më jep në karrierë. Që nga dita e parë, kur fola me drejtorin sportiv, menjëherë ndjeva një përshtypje të shkëlqyer. Ndjeva dëshirën për të filluar tëpunoj në projektin që skuadra punon prej disa vitesh. Jam i lumtur dhe plot besim se mund të bëjmë mirë në kampionat. Gjëja më e rëndësishme është të bëjmë një grup të plotë, pasi Seria A është një kampionat i vështirë. Kur të nisin edhe rezultatet pozitive, do kemi edhe një atmosferë të mirë, dhe kjo do na ndihmojë të rritemi.

ZGJEDHJA – Personalisht, ndjej ende që mund të bëj përpara në cilësi, dhe menjëherë e kuptova se ky transferim ishte i duhuri që dhe unë të përmirësohem si portieri. Këtu ka kaq shumë arsye për të bërë mirë. Dua të rritem sërish. Fola me drejtorin dhe trajnerin, e kuptova se sa besim kanë tek unë ata. Këtu kam gjithashtu edhe disa shokë që i kam pasur më parë. Kam folur me Jasmin Kurtiç, që më ka folur shumë rreth qytetit, klubit dhe njerëzve këtu. Kjo më ka ndihmuar gjithashtu.

LARGIMI NGA ATALANTA – Atalanta ishte një etapë e rëndësishme në karrierën time. Ishin vite të rëndësishëm dhe më duhej garancia për të ardhmen. Tani dua ta nis nga fillimi me një skuadër që më ka dhënë besim, dhe është e gatshme të rritet bashkë me mua. E pranova menjëherë ofertën e SPALit dhe nuk doja të dëgjoja për oferta të tjera. Tani me zor po pres të filloj.

Related posts

LIVE/ Champions League: Mbyllet ndeshja Porto-Chelsea. Rezultati 0-2

Delo.autor

SEKRETI I SUKSESIT/ Ja çfarë i thotë RONALDO para çdo ndeshje DYBALËS

Isa.Autor

Napoli kërkon të rikthehet tek fitorja ndaj Chievos, formacionet zyrtare

Sadik.Autor

Leave a Comment