Futboll Sport

VENDOS TË LARGOHET NGA SASUOLO/ Boateng surprizon me klubin e ri: Mezi po pres që të luaj për…

Kevin Princ-Boateng ka vendosur të largohet nga Sasuolo, dhe do të transferohet tek një tjetër skuadër italiane.

Sulmuesi ganez do të transferohet tek Fiorentina, dhe në arkat e Sasuolos do të shkojnë 1 milionë euro.

Këtë lëvizje e ka pranuar edhe vetë lojtari teksa në një intervistë është shprehur: “Jam shumë i lumtur, do të shohim se çfarë do të ndodhë nesër. Unë mendoj se është një projekt i mirë dhe mezi po pres të luaj për skuadrën e re. Dua të falenderoj Sasuolon, pasi ata më bënë të ndihem si në shtëpi. Nuk ishte një vendim i lehtë, gjithashtu ishte e vështirë t’iu thuash lamtumirë të gjithëve këtu, por ky është futbolli. Nuk mund të pres deri nesër. Forca Fiorentina!”, u shpreh 32-vjeçari.kp-boateng-alone-nice

Kujtojmë se Boateng u transferua tek Sasuolo vetëm një vit më parë, por aty luajti vetëm gjysmën e parë të sezonit, pasi u huazua tek Barcelona, për gjysmën e dytë të sezonit, ku zhvilloi vetëm 4 ndeshje.

Related posts

FLET PËR TË ARDHMEN E YLLIT FRANCEZ/ Presidenti i Atleticos: Griezman do të ketë pasoja, nëse…

Delo.autor

ELEMINIMI NGA “FA CUP”/ Xhaka sherr me tifozët e Arsenalit: Qepeni, mbylleni gojën! (VIDEO)

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Ibrahimovic: Si në filma, superheronjtë janë ata me maskë (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment