Futboll Seria A Sport

VJEN DEKLARATA E “ÇMENDUR” NGA ITALIA/ Ish-menaxheri i Interit: Wanda Narës t’i gjejmë të dashur të ri…

Ish-menaxheri i Interit, Walter Sabatini, ka folur për situatën e Mauro Icardit.

Në një intervistë të dhënë për “Gazzetta dello Sport”, Sabatini thotë se sulmuesi argjentinas nuk po kalon situatë të mirë për shkak se ka për grua dhe njëkohësisht agjente, Wanda Narën.

“Do mundohesha t’i gjeja një të dashur Wanda Narës, kështu që ajo të largohej pak nga Mauro Icardi. Mauro është një djalë i mrekullueshëm dhe një baba i dashur dhe situata do të ishte më e qetë nëse në krah nuk do kishte Wanda Narën”, deklaroi Sabatini.

Wnda Nara ka qenë në qendër të kritikave për problemet që ka Icardi me Interin, duke u cilësuar si nxitëse e konfliktit për burrin e saj.

Kujtojmë që Icardi nuk është ftuar nga Antonio Conte në para-sezonal dhe shumë shpejt pritet të largohet nga “San Siro”.

Related posts

PARA NDESHJES CHAMPIONS/ Mesfushori Barella: Me Conten jam rritur shumë, herët a vonë…

Delo.autor

Bale-Real Madrid drejt ‘divorcit’, Perez i vendos çmimin ‘stratosferik’

Q.Autor

Merkato në fazën e fundit, CHELSEA “gjurmon” mesfushorin e ARSENALIT

Isa.Autor

Leave a Comment