Futboll Sport

YLLI FRANCEZ DËSHIRON LARGIMIN NGA “OLD TRAFFORD”/ Sarri: Më pëlqen Pogba, por…

Trajneri i Juventus, Maurizio Sarri gjatë një konference për shtyp në prag ndeshjen kundër Tottenham në kuadër të International Champions Cup, ka komentuar çështjen më të përfolur për momentin në kampin juventin, atë të afrimit të Paul Pogba të skuadra torineze.

“Më pëlqen me të vërtetë Pogba. Por, ai është lojtar i Unitedit. Dhe unë nuk jam drejtori sportiv, kështu që nuk e di situatën e tij”, ka thënë Sarri.

Drejtuesit e Juventusit besojnë se ata mund ta bindin Manchester Unitedin ta shesë Pogban, përkundër insistimit të anglezëve, se francezi nuk është në shitje, dhe se është pjesë e rëndësishme e skuadrës së tyre për sezonin e ardhshëm.

Vetë Paul Pogba e kishte bërë të ditur dëshirën e tij për t’u larguar nga Manchester Unitedi gjatë kohës kur ishte me pushime në Kinë.

“Mendoj se, për mua, kjo mund të jetë koha e duhur për të pasur një sfidë të re diku tjetër”, kishte thënë ylli francez.

Related posts

Roma sfidon Arsenalin dhe Barçën, futet në garë për kampionin e botës

Sadik.Autor

CONTE “TRONDITET” PARA DERBIT ME MILAN/ Një tjetër titulluar i Inter rezulton pozitiv me koronavirus

Delo.autor

MENDON PËR TË ARDHMEN/ Skënderbeu transferon talentin nga Kosova, ja akordi

Delo.autor

Leave a Comment