Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

ZBARKON NJË TJETËR SHQIPTAR NË SERIE A/ Talenti kuqezi përkrah Berardit

Numri i shqiptarëve në Serinë A po shtohet gjithnjë e më shumë, kjo edhe për shkak të faktit se brezi i 19-vjeçarëve që janë pjesë e ekipeve të të rinjve, po bëhet gati për kapërcimin e niveleve për t’u bashkuar me skuadrat e para. I radhës që “gradohet” në elitë është Aristidi Kolaj.

Sulmuesi i Sasuolos U-19, së fundmi ka nisur fazën përgatitore përkrah ekipit që lufton në Serinë A. Sulmuesi kuqezi i cili ka debutuar me Kombëtaren U-21 të Alban Bushit në maj të këtij viti, i është bashkuar Berardi & Co gjatë ditëve të para të fazës përgatitore. 20- vjeçari shtatlartë 181 centimetra është ftuar nga trajneri De Zerbi për fazën përgatitore.

Kolaj2

Një shans për të përfituar ngarkesë maksimale stërvitore, por edhe për të fituar eksperiencë në skuadrën e parë të Sasuolos. Për Kolajn, ky mund të jetë momenti në karrierën e tij në të cilin të jetë pjesë e ekipit të parë përgjatë sezonit në vazhdim.

Kolaj Shqiperia

Kolaj mund të luajë si sulmues kryesor, por edhe në rolin e mesfushorit të avancuar anësor, apo edhe sulmuesit anësor.

Related posts

KAOS NË ZONËN E VLLAZNISË/ Shikoni çfarë ndodh në minutën e fundit të pjesës së parë

F.autor

E PABESUESHME/ Julian Draxler: Kurrë s’kam parë një lojtar në nivelin e…

Isa.Autor

Fadil Vokrri do të varroset me ceremoni shtetërore

Sadik.Autor

Leave a Comment