Futboll Kategoria Superiore Sport

ZBULOHET STRATEGJIA E TRAJNERIT LERDA/ Trashi me “mision” special në Baku, ja skemat (FOTO)

Në drejtimin e tra jnerit Franko Lerda dhe ndihmësve të tij, Partizani u ka dhënë dje dorën e fundit përgatitjeve për transfertën e Azerbajxhanit. Ashtu si një ditë më parë, edhe seanca e djeshme ka qenë me dyer të mbyllura dhe brenda territorit të brendshëm kanë qenë vetëm dy drejtorë të kuq, Olsi Rama dhe Genc Tomori, pa llogaritur të zakonshmit, lojtarët dhe stafet e skuadrës.

Seanca e djeshme ka qenë totalisht e karakterit teknik, ku trajneri Lerda i ka dhënë përparësi fazës mbrojtëse, kryesisht ku kundërshtari ekzekuton goditjet standarde nga krahët. Nëse në dy ditët fundit u duk se ka dilema për formacionin, dje trajneri italian i është kthyer formacionit me të cilin u prezantua para një jave në “Selman Stërmasi”.

PËRGATITJET

Seanca e djeshme u zhvillua në fushën e stadiumit të Kamzës, ku trajneri Lerda ka vijuar me “avazin” e tij, pasi del më herët në fushë dhe pasi të ketë bërë disa xhiro i vetëm, i pret lojtarët që të nisin programin e ditës. Pasi u ka shpjeguar planin që do të ndiqnin, ekipi ka vijuar me vrapime të lehta dhe disa ushtrime të karakterit shkrythës dhe atletik.

Trashi-Lerda

Më pas trajneri Lerda ka marrë situatën në dorë duke ngujuar të tijtë te porta. Italiani ka punuar dje kryesisht në fazën mbrojtëse. Ashtu si një javë më parë, edhe në Baku pritet një Partizan i kujdesshëm në mbrojtje, ku ngjeshja nis që në mesfushë.

FORMACIONI

Pas përgatitjeve të para stafi ka nisur të punojë konkretisht me formacionin e mundshëm, në mënyrën se si ata duhet të funksionojnë në fazën mbrojtëse. Me shpërndarjen e jelekëve trajneri Lerda u dha fund edhe dilemave, pasi ishte thënë se ka balotazh mes Hakajt dhe Trashit, si dhe Solomonit me Braunin.

Partizani

Por, i kënaqur dhe i bindur nga njëmbëdhjetëshja titullare e 10 korrikut, tekniku italian, me sa duket, ka vendosur të mos bëjë ndryshime për takimin e nesërm me azerët. Pra, pritet që ta nisin ndeshjen me të njëjtin rreshtim si në takimin e luajtur në “Selman Stërmasi”. Pra, duket qartë, që Lerda i beson edhe nesër “bunkerit” që ngriti para një jave ndaj Karabakut.

GODITJET STANDARDE

Kujdesi nga kundërshtari, kur gjuan nga këndi apo goditjet standarde, nga krahët dhe në qendër ka zënë pjesën dërrmuese të seancës taktike. Në këtë pjesë trajneri ka punuar shumë edhe teorikisht, pasi ka dashur që planet e tij t’ua ngulisë mirë në kokë lojtarëve. Nëse një ditë më parë i ushtroi si të dilnin nga zona kur kundërshtari u bënte presion, dje ata janë praktikuar si të largojnë rrezikun që u vjen nga krosimet, për të nisur më pas manovrën sulmuese.

franko lerda dritan mehmeti

Por, në fund të kuqtë kanë praktikuar edhe skemat e tyre të ekzekutimit të goditjeve standarde, nga ku Lerda shpreson të ngrejë kurthin për të gjetur golin. Duke qenë se Trashi nuk ishte te formacioni i mundshëm, ai ka qenë ekzekutuesi kryesor i goditjeve standarde të skuadrës kundërshtare.

PENALLTITË

Partizani nuk heq dorë nga versioni i kualifikimit nga gjuajtja e serive të penalltive. Nëse “bunkeri” do të funksionojë nesër si në ndeshjen e parë, që u mbyll 0-0, i bie që fati i kualifikuesit të vendoset nga “ruleta” e penalltive. Gjuajtjet e 11-metërshave të kuqtë i kanë praktikuar edhe dje në fund të seancës stërvitore.

Related posts

Alice Campello e lumtur në krah të Alvaro Moratës! (FOTO)

Sadik.Autor

URON “PLESHTIN” PËR REKORDIN E BARAZUAR ME TË/ Legjenda Pele: Histori si e jona do të jenë gjithnjë e më të rralla

Delo.autor

Nuk ka Botëror për Kukësin, nga Brazili vjen përforcimi i radhës!

Sadik.Autor

Leave a Comment