Futboll Premier League Sport

ZBULON OBJEKTIVIN KRYESOR TË MANCHESTER CITYT/ Rahim Sterling: Championsi është synim për ne, por primare…

Liverpuli arriti të fitonte Ligën e Kampionëve këtë sezon duke mundur në finale Totenhemin. Mesa duket, futbollistët e Liverpulit nuk janë të vetmit që janë gëzuar nga ky triumf, duke qenë se edhe Rahim Sterling është lumturuar nga ky triumf.

Ish-sulmuesi i Liverpulit që tashmë mbron fanellën e Mançester Sitit, u shpreh se ishte gëzuar për fitoren e Liverpulit duke qenë se aty ka shumë shokë. Ai pranoi se objektiv për skuadrën e tij është Premier Liga dhe jo Liga e Kampionëve, e cila duket se është në plan të dytë.

“Isha shumë i lumtur për Liverpulin, shumë i lumtur për futbollistët të cilët i kam shokë dhe arritën të fitonin Ligën e Kampionëve. Championsi është objektiv për ne si ekip, por primare dhe më e rëndësishme është Premier Liga që mbetet edhe objektivi ynë i këtij sezoni. Natyrisht do të ishte bukur nëse do ta fitonim por fillimisht duhet të fitojmë në kampionat”, u shpreh Sterling.

Related posts

Totti i rrëfyer nga Totti, tani keni mundësi ta gjeni dhe libër

Sadik.Autor

LIVE/ “Finalja e vogël”: Belgjika dhe Anglia luajnë për vendin e tretë në “Rusi 2018”

Isa.Autor

E KONFIRMON/ Trajneri i PSG-së: Neymari mund të…

F.autor

Leave a Comment