Futboll Seria A Sport

ZYRTARE/ Icardi braktis stërvitjen, Interi konfirmon largimin e argjentinasit

Mauro Icardi zyrtarisht ka lënë skuadrën e Interit.

Icardi është larguar nga kampi stërvitor i klubit zikaltër, i cili po zhvillohet në kuadër të përgatitjeve para sezonale.

Ylli argjentinas, së bashku me Radja Nainggolan, nuk janë pjesë e planeve të Antonio Conte dhe kështu sulmuesi argjentinas ka zgjedhur të largohet nga grumbullimi.

 “Mauro Icardi do të kthehet sot në Milano, pasi largohet nga kampi ynë stërvitor në Lugano” thuhet në deklaratën e faqes zyrtare të Interit.

“Skuadra dhe lojtari kanë ardhur në këtë vendim pas një marrëveshje të dyanshme. Icardi do të vazhdojë stërvitjet parasezonale gjatë ditëve në vazhdim dhe nuk do të jetë pjesë e skuadrës për turneun në Azi” vijohet në deklaratën për mediat.

Emri i Icardi është i lidhur ngushtë me një kalim të mundshëm tek Napoli të cilët po mundohen të përfitojnë nga kjo situatë.

Related posts

ËSHTË ZYRTARE/ Moise Kean firmos me skuadrën e Everton, ja fjalët e tij të para

Delo.autor

Skënder Gega “përtyp” humbjen: Jemi optimistë për të ardhmen

Isa.Autor

Transferimi i Hysajt kthehet në telenovelë, menaxheri tregon lëvizjet e reja

Sadik.Autor

Leave a Comment