Champions League Futboll Sport

U PEZULLUA SUPER LEAGUE/ Champions 2024 me 36 skuadra, ja si funksionon formati i ri…

Pas tërmetit për paktin e Super Ligës, e konfirmuar nga 12 prej klubeve më të mëdha të Europës, UEFA konfirmoi formatin e ri të Champions-it, duke nisur nga viti 2024, i cili do të ketë në përbërje 36 skuadra (ai aktuali përfshin 32 ekipe të ndara në 8 grupe me nga 4 skuadra).

SI FUNKSIONON FORMATI I RI

 Champions-i i ri, i cili rikujtojmë se do të nisë nga sezoni 2024-2025 do të përfshijë 36 skuadra dhe jo më 32, të cilat do të ndeshen mes tyre në formatin e një minikampionati.

– Secila prej skuadrave pjesëmarrëse do të zhvillojë 10 ndeshje, por jo në formatin vajtje-ardhje (90 minuta të vetme).

– Në përfundim të fazës së parë do të avancojnë më tej automatikisht vetëm 8 të kualifikuarat e para të renditjes totale, ndërkohë që tetë ekipet e tjera do të dalin nga sfida mes tyre e skuadrave që janë pozicionuar nga vendi i 9-të në të 24-tin, me duele vajtjeardhje, të cilat do të plotësojnë tablonë e 1/8-ave të turneut (16 skuadra në total).

– Nga faza e 1/8-ave e deri në shpalljen e dy finalisteve ndeshjet do të luhen me sistemin vajtje-ardhje.

– Katër ligat kryesore, Angli, Spanjë, Itali e Gjermani, do të ruajnë kualifikimin automatik të katër skuadrave të para në kampionat, ndërsa Franca (kampionati i pestë në renditjen e UEFA-S do të ketë tri vende të garantuara.

– Njëkohësisht, siç ndodh edhe në formatin aktual, fituesja e Champions-it, por edhe ajo e Ligës së Europës do të kenë akses të garantuar në sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampioneve.

– Për sa i përket numrit të ndeshjeve, me këtë format të ri do të kalohet nga 125 në 225 ndeshje sezonale, pra 100 duele më shumë për t’u parë në televizor dhe në stadiume nga të apasionuarit e futbollit.

Related posts

“EURO 2020″/ Ndizet sfida në Kopenhangen, Danimarka realizon dy gola për 3 minuta (VIDEO)

Delo.autor

Icardi 110 milionë euro te Reali? Gruaja e tij: Ja si do të veprojmë…

Q.Autor

MERKATO E VERËS/ Goran Pandev futet “mik”, tenton të afrojë tek Genoa futbollistin shqiptar

Delo.autor

Leave a Comment