Futboll Seria A Sport

ZYRTARIZOHET TEK “ZONJA E VJETËR”/ Rabiot zbulon: Ja dy arsyet kryesore përse zgjodha Juventus

Adrien Rabiot ka zbuluar se Gianluigi Buffon dhe dëshira për të luajtur së bashku me Cristiano Ronaldon ishin dy arsyet kryesore për të pranuar bashkimin me Juventusin.

Mesfushori francez ditën e djeshme mbërriti në Torino si lojtar i lirë, ndërsa mëngjesin e së hënës ai kreu vizitat mjekësore në klinikën J Medical.

Italiani ka luajtur me Buffon në Paris Saint-Germain sezonin e kaluar dhe ata janë gati të bashkohet sërish në Torino.

“Ne kemi pasur disa kontakte me Juventusin në të kaluarën, por ishte një kohë tjetër në jetën time, një periudhë tjetër për mua”, shpjegoi 24-vjeçari.

“Tani ishte koha e duhur për mua që të vija dhe për këtë jam këtu. Duhet t’ju them se në sezonin e kaluar kam folur shumë me Gigi. Ne patëm rastin të flasim dhe më dha shumë sugjerime dhe këshilla. Sigurisht, kemi biseduar shumë për Juventusin, ai e njeh ekipin dhe klubin shumë mirë”, vijoi ai.

“Cristiano Ronaldo është lojtar i madh, një kampion i lindur. Sigurisht që luajti rol në zgjedhjen time”, deklaroi Rabiot.

Related posts

Neymar i bindur/ Unë te Reali i Madridit? Gjithçka mund të ndodh por…

Sadik.Autor

REAL MADID GATI TË INVESTOJË NË MERKATO/ Presidenti Perez kërkon 100 milionë euro për kartonin e…

Delo.autor

ROMA – REAL MADRID/ Supersfida e mbrëmjes, dalin formacionet e mundshme

Isa.Autor

Leave a Comment