Futboll Sport

34 VIKTIMA NË OHIO DHE TEXAS/ Lojtari i bën thirrje shtetit amerikan pas golit (VIDEO)

Alejandro Bedoya, futbollisti i Philadephia Union në MLS, kampionati amerikan i futbollit, ka përfituar nga ndeshja ndaj DC United për t’i dërguar një mesazh Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Bedoya ka mundur portierin e DC United, Bill Hamid, me një goditje të bukur.

Dhe, pas golit, teksa ka festuar me shokët e ekipit, ka shkuar më pas në një kënd ku ndodhej një mikrofon dhe ka thërritur fort: “Hej, Kongres! Bëj diçka tani. Jepi fund dhunës me armë!”.

Fjalët e forta të lëshuara si apel ishin pasi Amerika po përjeton një vit të tmerrshëm me plot 31 raste të shtënash me armë, ndërsa këtë fundjavë humbën jetën 34 persona në Ohio dhe Texas, ku dy persona vranë të pafajshëm.

Related posts

ÇUDIA ME DYBALA/ Një “yll” i përgjerohet: Të lutem, mos ik nga Juventus…

Delo.autor

TRE KLUBE TË MËDHA KËRKOJNË TALENTIN/ Real Madrid gati të shesë sulmuesin…

Delo.autor

VAR ka bërë 16-18 gabime këtë sezon

Sadik.Autor

Leave a Comment