Futboll Kategoria Superiore Sport

PARTIZANI GJEN MBROJTËS TE VARDARI/ Të kuqtë i ofrojnë 45 mijë euro në

Partizani ka nisur punën me sezonin e ri, por që nga 12 gushti dhe deri më sot trajneri Ilir Daja ka punuar me kontingjentin e mbetur nga sezoni i shkuar. Shkak është bërë pezullimi i merkatos në hyrje pas dënimit të FIFA-s. Gjithsesi, drejtuesit kanë besim se embargoja do të hiqet dhe ekipi do të përforcohet, ndaj prej kohësh kanë nisur punën për gjetjen e lojtarëve të duhur. Drejtuesit pak a shumë i kanë vënë piketat se ku ka nevojë ekipi për përforcime dhe parësorë mbeten krahët e mbrojtjes. Partizani prej disa sezonesh është në kërkim të gjetjes së një mbrojtësi të djathtë me potencial, por nuk ia ka arritur.

Gjasat janë që ky qëllim të realizohet tani dhe “Panorama Sport” ka mësuar nga burime pranë të kuqve emrin e lojtarit me të cilin po bisedojnë. Bëhet fjalë për një mbrojtës të djathtë nga Maqedonia e Veriut, Vladica Brdarovski. Ai është një lojtar me eksperiencë, ku në pesë sezonet e fundit ka qenë pjesë e Vardarit dhe në të shkuarën ka luajtur me kombëtaren e Maqedonisë së Veriut.

 

Gazeta ka mësuar se palët i kanë nisur bisedimet, ku flitet për një ofertë rreth 45 mijë euro në sezon për Brdarovskin. Pas krizës financiare që përfshiu Vardarin, pjesa dërrmuese e titullarëve janë larguar dhe në këtë rrugë është edhe Vladica Brdarovski. Madje, dy ish-shokë të 30- vjeçarit te Vardari kanë mbërritur në Shqipëri duke firmosur për Tiranën, Toshevski dhe Najdovski. Brdarovski në sezonin e fundit ka luajtur 23 ndeshje me Vardarin dhe ka shënuar një gol.

sp-brdarovski-1

Gjasat janë që 30-vjeçari të vishet i kuq këtë sezon, pasi oferta është e pranueshme duke parë se në Maqedoninë e Veriut ofertat financiare janë më të ulëta. Për momentin Vladica Brdarovski është lojtar i lirë dhe nëse Partizanit i hapet merkatoja, nuk përjashtohet mundësia që mbrojtësi të vihet në urdhrat e trajnerit Ilir Daja në Ohër, ku të kuqtë do të kryejnë fazën përgatitore për sezonin e ri. Për momentin trajneri Daja ka në dispozicion vetëm një mbrojtës të djathtë të mirëfilltë, ku edhe në sezonin e fundit në disa raste të kuqtë kanë improvizuar në këtë sektor.

Related posts

PAS KUALIFIKIMIT NË GJYSMËFINALEN E “COPA AMERICA”/ “Demi” Lautaro: Messi bën gjithmonë diferencën

Delo.autor

BORA NË KRYEQYTET/ Ja si janë zbardhur “Air Albania” dhe “Selman Stërmasi”… (FOTO)

Delo.autor

SPEKTAKOLARE/ Atmosferë elektrizuese në Shkodër, SKOCEZËT dhe SHQIPTARËT kërcejnë së bashku këngën e… (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment