Futboll Seria A Sport

ARRIHET MARRËVESHJA/ Gati shkëmbimi Inter-Fiorentina për lojtarët…

Interi e nisi mbarë kampionatin me fitoren e thellë 4-0 ndaj Lecces në “San Siro”. Rezultat që konfirmon punën e mirë të bërë nga Antonio Conte gjatë fazës përgatitore.

Trajneri italian ka marrë orët e fundit një lajm të mirë sa i përket merkatos: Interi dhe Fiorentina kanë arritur marrëveshjen për shkëmbimin Biraghi-Dalbert.

26-vjeçari i krahut të majtë do të transferohet tek Interi në formë huazimi me të drejtën e blerjen nga klubi zikaltër për 12 milionë euro.

Të enjten Biraghi do të kryejë vizitat mjekësore dhe do të firmosë kontratë 5-vjeçare.

Nën urdhrat e Atonio Contes do t’i duhet të konkurrojë për vendin e titullarit me Asamoah.

Nga ana tjetër Dalbert do të tentojë të ringrihet te skuadra vjollcë, ku do të luajë në formë huazimi për një sezon.

Related posts

“MILAN NA E MORI FRYMËN NË “SAN SIRO”/ Gimenez: Theo ka fuqi shtazore, kurse Ibrahimovic…

Delo.autor

ZIRZKEE DËSHIRON QËNDRIMIN NË SERIE A/ Milan “lëviz gurët”, propozimi i kuqezinjve

F.autor

KAP LEWANDOWSKIN POR NUK MJAFTON/ Lukaku: Shumë pakujdesi, gabimet paguhen

Delo.autor

Leave a Comment