Futboll Premier League Sport

Futbollistët spiunë të Chelseas njollosin Kante: Ana e errët e francezit

Kantè, futbollisti perfekt. Vrap, inteligjencë, taktikë, shpirt sacrifice. Një prej sekreteve të mëdha përpara Leicester të Ranieri, më pas i Chelseas së Conte dhe Francës së Deschamps. Por përtej vlerfshmërisë në fushë të futbollistit 27-vjeçar, vjen duke u theksuar në mënyrë konstante edhe vlera e tij humane. I turpshëm, i përulur dhe aspak fallso dhe larg luksit. Makina e tij është e njëjta, e blerë që në vitin e tij të parë te Leicester, kontrata e tij e parë, sikurse raporton “Football Leaks”, nuk parashikonte klauzola të tilla për t’i shpëtuar pagesës së taksave, dhe nëse humb trenin… pranon të mirëpritet nga tifozët, madje u paguan edhe mëngjesin. Pra, duket gati e pamundur të gjesh një difekt te N’Golo Kantè.

Por është dikush që tenton të shkatërrojë standardin e vendosur nga francezi, duke nxjerrë ndonjë njollë të vogël në këtë panoramë perfekte. Bëhet fjalë për shok të skuadrës, David Luiz, që sikurse raporton “The Sun”, bashkë me Willian, ka nisur një mision të ri zbavitës, të gjejë ndonjë difekt të kolegut. Sipas asaj që raporton tabloidi anglez, të dy mbase ia kanë dalë mbanë. Duke folur për “Chelsea TV” në lidhje me darkat e skuadrës në restorantin e Mayfair, në pronësi të tij dhe bashkëkombasit, mbrojtësi kaçurrels ka nisur një shigjetë ndaj francezit Kante: “Restoranti u pëlqen të gjithëve, sepse zakonisht vijnë këtu dhe nuk duan asnjëherë të paguajnë. Sidomos N’Golo”.

“Është e vërtetë, nëse i kërkon N’Golo që të paguajë, ai të përgjigjet:‘Vërtetë? Duhet të paguaj? Oh jo! Ti dhe David jeni të mirë, keni zemër të madhe…’”, rrëfen Willian, ndërkohë që David Luiz karikon edhe më shumë: “Madje edhe kur ia kërkoj në sy të të gjithëve, ai prap përgjigjet: ‘jo, jo nuk dua të paguaj!’”. Normalisht nuk do të jenë darkat e papaguara të Kante që do të falimentojnë restorantin e brazilianëve, por ndërkohë ia kanë dalë në misionin për të gjetur difektin e vetëm të francezit. Por tifozëve nuk u intereson. Madje edhe në këtë rast i kanë dalë në mbështetje mesfushorit: “Kante është aq i përulur sa që i vjen turp edhe të paguaj llogarinë!”, kështu që mbase misioni në të vërtetë mund të ketë dështuar.

Related posts

Wenger mbron Ozil: Do të tregojë se ishte një investim i mirë

Sadik.Autor

Kreu vizitat mjekësore/ John Terry refuzon skuadrën e re. Ja arsyeja befasuese…

Isa.Autor

SHQIPËRI-ISLANDË/ Ja sa tifozë do ta ndjekin takimin në “Elbasan Arena”

Delo.autor

Leave a Comment