Futboll Sport

ATLETIKË/ Vetëm 7 vjeçe dhe arrin një rekord në garën e 5000 metrave

Ajo është vetëm 7 vjeç dhe ka aftësi të jashtëzakonshme për të vrapuar. Gjatë garave me moshatarët saj ajo kapi një kohë rekord. 7 vjeçarja vrapoi 5000 metra për vetëm 20 minuta.

Vajza e cila jeton në Savona të Italisë, tashmë ka një rekord,  i cili vështirë se do të arrihet nga ndonjë tjetër. Një rezultat i jashtëzakonshëm ky nga vajza e vogël, teksa theu rekordin që mbahej nga një vajzë tjetër holandeze, e cila në një distancë prej 10.000 metrash kishte arritur një kohë prej 45 minutash, raporton “Sport Mediaset”.

Për këtë arritje kaq të madhe foli edhe babai i vogëlushes, i cili u shpreh: “Sekreti i saj? Vrapimi është loja e saj e preferuar. Ajo i nënshtrohet kontrolleve të përhershme të cilat konfirmojnë se ajo është e shëndetshme”, u shpreh babai i fëmijës.

Vogëlushja ka një nxitim të gjakut, që e bën atë të ketë një aftësi të lindur për atletikën.

Related posts

E PAPRITUR/ Barcelona nxjerr VIDALIN në shitje, ja 3 skuadrat që kërkojnë kilianin

Isa.Autor

“Nga ekipi më i mirë në botë në më të keqin në histori të Real Madridit pas vetëm 6 muajsh”

Q.Autor

ANALIZON INTER PËR SEZONIN AKTUAL/ Legjenda “Zikaltër”: Padiskutim do të fitonin titullin nëse do të kishin një lojtar si…

Delo.autor

Leave a Comment