Futboll Sport

ÇFARË PO NDODH? Dalin detajet e reja nga marrëdhënia midis Neymar dhe drejtuesve

Neymar nuk ka luajtur asnjë minutë të vetme me skuadrën e PSG që nga fillimi i sezonit.

Emri i tij është përfolur për një largim të mundshëm nga skuadra, kjo përshkak të marrëdhënieve jo shumë të mira me drejtuesit parisien.

Dëshira e tij ishte ti bashkohej Barcelonës, por siç raportohet së fundmi nga “L’Equipe”, situata mes palëve është qetësuar.

Braziliani është shfaqur në stërvitje me skuadrën e Paris Saint Germain mëngjesin e sotëm.

Sipas asaj që raporton “L’Equipe” futbollisti është parë më i qetë  se disa javë më parë. E re në këtë “telenovelë” është se Neymar dhe Leonardo flasin përsëri me njëri-tjetrin. Këtë e konfirmon ‘L’Équipe”, që shton se këtë javë janë parë së bashku në disa seanca trajnimi”.

Edhe dikush i afërt me lojtarin deklaron për mediat franceze që: “Nëse ndonjë klub paraqet ofertë që do kënaqi PSG, Neymar do të largohet. Ai nuk do të bëjë grevistin, as nuk do të ketë sjellje joprofesionale, nëse ndodh e kundërta. Si çdo herë që ka luajtur për PSG, Neymar nuk do të kursehet kurrë”.

Related posts

GJESTE ANTI-SPORTIVE/ Disiplina s’fal as për miqësore, Tirana humb dy titullarë

Delo.autor

65 milionë paundët e Mourinhos nuk bëjnë punë, Maguire nuk shitet

Sadik.Autor

PARTIZANI-TIRANA/ Ndizet derbi në “Elbasan Arena”, “Demat” shpërdorojnë 2 raste të arta (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment