Futboll Sport

E PAZAKONTË NË KOSOVË/ Feronikeli nuk ka mbathje për sfidën ndaj “Kuqezinjve” (FOTO)

Nëse nuk do të ishte e vërtetë, pa dyshim që do të ishte një shpëtim i madh për imazhin e klubit. Fatkeqësisht, faktet flasin ndryshe dhe gjendja te Feronikeli po i afrohet fundit me gjithë kuptimin e fjalës. Ekipi shqiptar që u shpall kampion në Kosovë gjatë sezonit të shkuar do të luajë ndaj Milanit neswr në “Fadil Vokrri”.

Në pamje të parë duket gjithçka e bukur, por një reagim skandal vjen nga shkolla e futbollit “Feronikeli-Drenas”, atje ku u kërkohen pantallonat e shkurtra fëmijëve që janë pjesë e akademisë. “I lutemi gjeneratës së Fatosave 2007 që nesër t’i sjellin shorcet (brekët) e gjelbërta të vjetrat në ushtrime se na duhen patjetër, jua kthejmë prapë vetëm se na duhen për lojë Feronikeli-Milan”, shkruhej në një postim të bërë nga faqja e akademisë së Feronikelit në rrjetin “Facebook”.

Feronikeli

Related posts

​MAKINA E PRODHIMIT TË PARAVE/ Përfitimet marramendëse të Dortmundit nga shitja e goleadorëve

Delo.autor

RISI NË FUTBOLLIN ITALIAN/ Zbulohet orari kur do luhen ndeshjet e javës së parë në Serie A

Isa.Autor

LIVE/Mbyllet pjesa e parë: Cavani i jep epërsinë Uruguait kundër Portugalisë (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment