Futboll Sport

BONUCCI ISHTE NJË GABIM/ Fassone: CR7-ta kishte dëshirë të vinte tek ne

Ish-Drejtori i Përgjithshëm i skuadrës së Milanit, ka dhënë një intervistë për “Sport Italia”.

Në këtë intervistë ai rrëfeu, mbi nënshkrimin me Leonardo Bonuccin, për të cilin tha se ishte një gabim, dhe dëshirën e Cristiano Ronaldos për t’iu bashkuar ekipit milanez.

“Bonucci ishte një gabim. Kur blemë Bonuccin, sapo kishim bërë tetë apo nëntë blerje. Strategjia ishte që të ndërtonim një grup për skemën 4-3-3, mbrojtësit i kishim, nuk na mungonte një i gjashtë… Na mungonte një sulmues për të cilin kishim 70 milion euro. Zgjedhja ishte që të ulnim buxhetin për sulmuesin dhe të merrnim një lider për dhomat e zhveshjes”.

“M’u dha mundësia Bonucci dhe pranova! Nuk e di se si do të kishte shkuar ndryshe…

Ndërsa për CR7-tën Fassone tha se kishte shprehur dëshirën për t;iu bashkuar klubit tonë.

“Presidenti e donte në skuadër me patjetër, dhe Ronaldo ishte i hapur për të vlerësuar mundësin, e një afrimi tek skuadra milaneze, pasi kishte shprehur vlerësimet maksimale për klubin “kuqezi”.

Mirëpo nga skuadra e Realit na u bë e ditur që shuma e kërkuar nga ta ishte e panegociueshme, dhe për klubin tonë shifra prej 112 milion eurosh ishte e pa përballueshme”.

Related posts

“GUARDIOLA GJITHMONË KËRKON TË JETË PROTAGONIST”/ “Shpërthen” babai i Agueros: Nuk i besoj lotëve të tij

Delo.autor

ZYRTARE/ I jep fund polemikave, ja vendimi që merr Federata Gjermane për trajnerin Joachim Low…

Delo.autor

PAS ZYRTARIZIMIT TEK KAMPIONËT E FRANCËS/ “Xhevahiri” i Barcelonës prezantohet tek PSG (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment