Futboll Sport

PAS TRIUMFIT NDAJ TEUTËS/ Trajneri i Sherifit: Kishim nevojë për të kursyer energji, iu dhamë hapësira…

Trajner i Sherif Tiraspol, Juri Vernidub, foli pas triumfit 1-0 që skuadra e tij arriti në sfidën ndaj Teutës. Në prononcimin pas ndeshjes 55-vjeçari ndër të tjera deklaroi se skuadra e tij u përpoq të kursente energjitë për ndeshjet e radhës, pas triumfit 0-4 në takimin e parë të zhvilluar në “Niko Dovana”.

“Unë do të dëshiroja që ndeshja të kishte shkuar më mirë, por takimi i parë përfundoi me rezultatin 0-4 dhe në kishim nevojë për të kursyer energji. Shënuam shpejt nga një goditje standarte. Ne kemi luajtur mirë për një kohë të gjatë dhe në total arritëm të triumfonim me një diferencë prej 5 golash. U munduam të kontrollonim lojën.

Sigurisht që njerëzi vijnë në stadium për të parë gola dhe lojë të bukur, ua bëra të qartë lojtarëve këtë gjë. Unë gjithmonë dua më shumë. Teuta është një ekip shumë i mirë, ata dinë ta kontrollojnë topin, megjithëse sot nuk krijuan raste. Vetëm 1 herë arritën të na vinin në vështirësi. Ndeshja tjetër vjen shumë shpejt dhe ne kishim nevojë të kursenin energji, ndaj edhe zëvendësuam disa prej titullarëve. Iu dhamë hapësira lojtarëve të rinj, të cilët arritën të forconin lojën.

Jam mirënjohës për secilin nga tifozët që erdhi për të mbështetur ekipin tonë. Ne nuk jemi asnjë pa ata, në luajmë për ta. Shumë falenderime dhe përqafime për të gjithë ata që ishin në stadium sot”, u shpreh trajneri i Sherifit.

Related posts

I DHA FITOREN EKIPIT/ Hazard: Nuk e di nëse është në pesë golat më të mirë por…

Isa.Autor

RIKTHEHET TEK FITORJA/ Juventus mposht Fiorentinën në frymën e fundit dhe ngjitet në vendin e tetë

Delo.autor

Nis sfida në Kamëz, skuadra e Ahmataj në kërkim të fitores pas 8 ndeshjesh

Sadik.Autor

Leave a Comment