Futboll Premier League Sport

CANSELO ZBARKON TEK MANCHESTER CITY/ Në drejtim të Paraticit shkojnë 35 milionë euro plus shërbimet e…

Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratiçi ndodhet në Londër, për të folur për disa lëvizje në merkato.

Paratiçi është duke folur me drejtuesit e Mançester Sitit, për transferimin e Zhoao Kanselo, në Premier Ligë.

Sipas “Sky Sport”, thuhet se është arritur një marrëveshje, për transferimin e mbrojtësit portugez, tek Siti, ndërsa në drejtim të Juventusit do të kalojnë 35 milion euro, plus mbrojtësi Danilo.

Mendohet se marrëveshja është drejt mbylljes, dhe mbrojtësi pritet të bashkohet me Aleks Sandro, me të cilin luajtën së bashku tek Porto, por edhe tek kombëtarja braziliane.danilo

Në këtë mënyrë Guardiola, do të merrte në ekip Kanselon, të cilin e kërkonte prej kohësh, dhe do të largonte Danilon, i cili nuk ishte në planet e tij.

Related posts

Reali Madrid në ‘aksion’, gati të paguajë klauzolën e Kepas

Q.Autor

TËRBOHET MOURINHO/ Man United do të bëjë një çmenduri për mbrojtësit të majtë

Isa.Autor

“LIVERPULI LUAJTI I SHKUJDESUR?” Klop nervozohet me legjendën Mançester Junajtid: Mbase e ngatërron me ndonjë ndeshje tjetër

Delo.autor

Leave a Comment