Futboll Sport

E BUJSHME/ Legjenda braziliane uron talentin shqiptar për aventurën e re në Spanjë (VIDEO)

Talenti i Shpresave të Shqipërisë, Kleandro Lleshi, kartoni i të cilit zotërohet nga Leganesi, do të luajë këtë sezon si i huazuar tek ekipi i ligës së dytë spanjolle, Fuenlabrada.

Por, një urim të veçantë për këtë kalim, Lleshi ka marrë edhe nga një legjendë e futbollit, si Roberto Karlos. Nëpërmjet një video, që 19-vjeçari e ka postuar vetë në profilin e tij në “Instagram”, legjenda braziliane i uron fat lojtarit shqiptar në aventurën e tij të re.

“Përshëndetje Kleandro. Jam Roberto Karlos. Të dërgoj një përqafim dhe të uroj fat tek Fuenlabrada. Të uroj gjithë të mirat” – shprehej Roberto Karlos në mesazhin e tij.

Related posts

CHAMPIONS/ Juventus mposht Barcelonën në “Camp Nou” dhe ngjiten në krye të grupit. CR7 “HERO” me dopietë

Delo.autor

PAS HUMBJES NDAJ TEUTËS/ Trajneri Devolli: Me vjen keq për çunat, bemi bërë…

Delo.autor

Blerja e bujshme pritet të largohet nga Barcelona, gati klubi i ri…

Q.Autor

Leave a Comment