Futboll Sport

ÇFARË NDODHI? Neymar kërcënon se nuk do të luajë kurrë më për PSG-në

Neymari ia ka bërë me dije Paris Saint-Germainit se nuk do të luajë më për të, në përpjekje për ta detyruar klubin ta shesë në Barcelonë.

Gjatë gjithë kësaj vere është përfolur për një kthim sensacional të 27-vjeçarit në Barcelonë, por klubi parisien e ka paralajmëruar brazilianin se nuk do të lejohet të largohet nga klubi pra mbylljes së afatit kalimtar, transmeton Gazeta Express.

Sipas gazetës spanjolle SPORT, Neymar është duke marrë veprime drastike tani dhe nuk e ka ndërmend t’ia plotësojë asnjë kërkesë klubit derisa ai të pajtohet për ta lënë të largohet.

E përditshmja spanjolle pohon se PSG-ja po shpresonte se Neymar do të qëndrojë në klub të paktën edhe një vjet, nëse pajtohet ta lërë të largohet verën e ardhshme.

Megjithatë, braziliani nuk dëshiron të presë një vjet dhe ka vendosur të stërvitë i vetëm në përgatitjet parasezonale të PSG-së në Kinë.

Deri tani, Barcelona ka ofruar lojtarë plus para kesh për Neymarin, por PSG-ja kërkon vetëm para kesh dhe këmbëngul në një shumë të lartë prej të paktën 222 milionë euro, aq sa e kishte blerë nga gjiganti katalonas dy vjet më parë.

Related posts

KËRKON PËRFORCIME TEK INTER/ Simone Inzaghi nis nga puna dhe grumbullon edhe talentin shqiptar…

Delo.autor

PAS HUMBJES NDAJ VERONAS/ Mourinho: Kam nevojë të shoh pamjet video, më duhen disa orë që të…

Delo.autor

Serie A merr masa antiterrorizëm për debutimin e Ronaldos, blindohet edhe…

Isa.Autor

Leave a Comment