Futboll Sport

I JEP FUND ËNDRRES EUROPIANE/ Goli “fantazmë” largon Partizanin nga Europa League (VIDEO)

Partizani luajti ndeshjen e kthimit të turit të dytë të Europa League në transfertë kundër Sherif Tiraspol.

Sfida e dytë mes dy ekipeve përfundoi në barazim 1-1, teksa e para në “Selman Stërmasi” ishte mbyllur me fitoren 1-0 të sherif Tiraspol, i cili me rezultatin e përgjithshëm 2-1 kualifikohet në turin tjetër.

Të kuqtë e mbyllën pjesën e parë në avantazh 1-0, me golin e shënuar në minutën e 29-të nga Asani.

Në fraksionin e dytë, moldavët shënojnë në minutën e 63-të një gol të diskutueshëm, duke barazuar shifrat.

Barazimi do të vinte mes polemikave, pasi goli i vendasve fillimisht u anulua nga vijërojtësi për pozicion jashtë loje e pastaj u kthye nga kryesori.

Ky ishte dhe goli që i dha kualifikimin vendësve.

Nga ana tjetër, Partizani i jep fund aventurës evropiane, teksa tashmë të gjitha skuadrat shqiptare janë eliminuar nga Kupat e Europës.

Related posts

LIVE/ Luftëtari-Teuta: Zhbllokohet sfida, Rapo kalon në avantazh gjirokastritët

Delo.autor

“Lewandowski do të qëndrojë 100% te Bayerni”

Sadik.Autor

“EURO 2020″/ Pas 100 minutash pritje, sulmuesi Morata ndëshkon Kroacinë me një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment