Futboll Seria A Sport

LARGIMI I NAINGGOLAN/ Inter gjen zëvendësuesin e belgut tek klubi…

Kevin Strotman u largua edicionin e kaluar nga Roma për ta vazhduar karrierën në Francë, por vetëm pas një sezoni holandezi mund ta rigjejë vetën duke luajtur në Serinë A.

Strotman

Megjithëse ka një kontratë 4-vjeçare me Olimpikun e Marsejës, 29- vjeçari mësohet t’i jetë vetofruar Romës, por kryeqytetasit e kanë refuzuar rikthimin e tij. Me dëshirën e lojtarit për Italinë, menaxheri ka kontaktuar disa klube dhe mes tyre spikat Interi.

Zikaltrit kanë pëlqimin e Kontes për këtë prurje në mesin e fushës, nga ku vetëm dy ditë më parë u largua Raxha Naingolan. Sipas “La Gazzetta dello Sport”, drejtuesit e Interit e kanë marrë seriozisht në konsideratë këtë operacion duke menduar edhe për një ofertë në drejtim të Marsejës.

Kevin-Strootman

Presidenti Zhang mund të firmosë një çek prej 18 milionë eurosh vetëm për të sjellë Strotmanin te klubi i tij dhe për t’ia dalë mbanë, Marota ka kohë deri në fund të muajit kur të përfundojë edhe afati i transferimeve për klubet franceze.

Related posts

LIVE/ Manchester City-Tottenham, Aguero dyfishon epërsinë për “Qytetarët”

Delo.autor

TRAJNERI ANDERSON MERR LAJMIN E MIRË/ Suedia rikuperon dy lojtarë, mposhtin Covid-19 dhe kthehen në ekip

Delo.autor

Real Madrid – Alaves, formacionet

Q.Autor

Leave a Comment