Futboll Seria A Sport

“CONTE ËSHTË TRAJNER I SHKËLQYER”/ Flet ish-lojtari i “Zonjës së Vjetër”: Inter më kujton…

Simone Pepe, ish-lojtari i Juventusit, ka folur për “Tuttomercato.web”, mbi Konten dhe ngjashmëritë e Interit të tanishëm dhe Juves që fitoi kampionatin e parë. Ai mendon se trajneri puljez është ai që ka ndryshuar klimën te zikaltrit.

Juventus+FC+v+Hellas+Verona+FC+CA3ugOJ0pmKl

 

Shkëmbim Ikardi-Dibala? “Ne duhet të vlerësojmë nivelin teknik dhe përshtatjen e tyre. Juve sot ka shumë sulmues dhe do të ishte një afrim i mirë. Ne po flasim për dy lojtarë të jashtëzakonshëm, por duhet pasur kujdes ana teknike”.

Konte? “Gjëja që më “goditi” më shumë ishte entuziazmi që ai solli përsëri. Unë pashë një “San Siro” duke festuar, kundër një Leçe që nuk luajti keq. Konte formoi një ekip dhe ishin të karikuar për të arritur këtë fitore të parë”.

Titulli? “Sot është e lehtë të thuash Juventusi do fitojë, pas tetë vitesh fitore. Ata tashmë dinë të tratojnë situata të caktuara dhe janë favoritë. Konte ka ringjallur shumë lojtarë. Kur shoh Lautaron mendoj për Tevezin, ai mund të bëjë hapin në cilësi”.

Sekreti i Kontes? “Ai është një trajner i shkëlqyer, ai di si të tratojë ndeshjet dhe të transmetoj çdo gjë te lojtarët. Kampionatin e parë më Juven askush nuk do të vintë bast për ne, megjithatë ne e fituam titullin, pa humbur kurrë. Armët shtesë ishin ndeshjet e përgatitura taktikisht  dhe niveli emocional”.

Interi ngjan me Juven? “Milani në atë kohë është Juventusi tani, por fitorja është më e komplikuar sot. Si skuadër janë të pamposhtur edhe si stol janë më të fortë se kurrë. Do të jetë një betejë”.

Related posts

“YLLIN SUEDEZ E IMAGJINOJ NË CHAMPIONS”/ Serginho: Partneri i duhur për Ibrahimovic është…

Delo.autor

Ndeshja e bamirësisë/ Një legjendë e futbollit shqiptar dhe një ish-yll gjerman në një ekip së bashku

Q.Autor

LIVE/ Liga e Kampionëve: “Shterpë” në Milano, njihuni me rezultatet e pjesëve të para

Isa.Autor

Leave a Comment