Bundesliga Futboll Sport

COUTINHO DO TË ZBARKOJË NË “ALLIANZ ARENA”/ Ja sa do t’i kushtojë Bayern huazimi dhe blerja për brazilianin

Philippe Coutinho do të veshë fanellën e Bayern Munich.

Coutinho do të transferohet në Bayern në formë huazimi me opsionin e blerjes në vitin 2020, por që deri më tani nuk është bërë i ditur çmimi.

“Bayern Munich dhe Barcelona kanë arritur marrëveshje në parim për huazimin e Philippe Coutinho me të drejtë blerje në fund të sezonit”, thuhej në njoftimin e skuadrës gjermane.

Bavarezët në këtë huazim, kanë përfshirë edhe një klauzolë, që parashikon transferimin e përhershëm në fund të sezonit.

Huazimi i Coutinhos do t’i kushtojë Bayern Munich 20 milionë euro, me të drejtë blerje për 120 milionë euro qershorin e vitit të ardhshëm.

Related posts

MOMENTE FRIKE/ Ylli i Atletico-s bie papritur në tokë gjatë stërvitjes. Gjendja e tij… (VIDEO)

Delo.autor

“PËRFUNDON FASADA E TRIBUNËS KRYESORE”/ Partizani zbulon ecurinë e punimeve nga stadiumi i ri (FOTO)

Delo.autor

ALARM NË KOMBËTARE/ 5 lojtarëve nuk u lejohet grumbullimi. Në dyshim dy të tjerë

Delo.autor

Leave a Comment