Futboll Premier League Sport

ÇUDIA NË SUPERKUPËN E ANGLISË/ Mahrez mungoi në finalen ndaj Liverpool se kishte frikë nga…

Shumëkush e cilësoi të çuditshme mungesën e Rijad Mahrez në Superkupën e Anglisë, pasi mesfushori algjerian ishte kthyer prej disa ditësh në stërvitje me Mançester Sitin dhe nuk kishte shfaqur ndonjë dëmtim për të munguar në ndeshjen ndaj Liverpulit. Edhe pse kampionët e Anglisë në fund e mbyllen me sukses ndeshjen, duke bërë të tyrin trofeun, mediat kanë kërkuar shpjegime nga Guardiola për situatën e Mahrez dhe trajneri i ka çuditur të gjithë me shpjegimin e tij.

“Rijad mori një mjekim, vetëm pak, por nuk e dinim përbërjen e asaj që ka marrë dhe rrezikonte në kontrollin antidoping”, shpjegoi Guradiola pata gazetarëve të çuditur të cilët nuk e kishin parashikuar kurrsesi një përgjigje të tillë për algjerianin që ishte kthyer në stërvitje si Kampion i Afrikës.

Sipas mediave angleze, Mahrez kishte pasur probleme me sytë dhe për këtë arsye kishte marrë ilaç me pika gjatë pushimeve. Por nuk kishte qenë një ilaç i këshilluar apo kontrolluar nga klubi, ndaj për të evituar surpriza të pakëndshme, ishte vendosur që lojtari të mbetej jashtë kësaj sfide.

Related posts

E DUAN REALI DHE BARÇA/ Talenti Erling Haland zbulon të ardhmen

Delo.autor

VIDEO/ Sulmuesi trashaluq mposht gravitetin dhe shënon me kokë

Q.Autor

Lucas Moura merr ‘valixhet’, Tottenhami destinacioni i mundshëm i brazilianit

Q.Autor

Leave a Comment