Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

UKOMBËTARJA U-17/ Bosnje-Hercegovina, kundërshtari i “KuqeZive” në dy miqësoret e gushtit, ja datat

Kombëtarja e 17 vjeçarëve, e drejtuar nga Elvin Beqiri, do të zhvillojë dy ndeshje miqësore në 13 dhe 15 gusht kundër bashkëmoshatarëve të tyre nga Bosnja-Hercegovina.

Kuqezinjtë do të matin forcën e tyre përballë rivalëve ballkanas për të testuar dhe kolauduar skuadrën me fokus eliminatoret e muajit nëntor, ku do të përballen me Ukrainën, Gjeorgjinë dhe Portugalinë që është pritëse e kompeticionit.

Shqipëria U-17 do të grumbullohet në qytetin e Shkodrës më datë 9 gusht, ku do të zhvillojnë edhe seancat stërvitore përpara nisjes për në Bosnje-Hercegovinë, ku do të akomodohen në Zenicë, në Qendrën Stërvitore të Federatës Boshnjake të Futbollit, “Zenice Training Center”.

Në këtë kompleks do të zhvillohen edhe dy ndeshjet miqësore. Bosnja ashtu si edhe skuadra e Elvin Beqirit është duke u përgatitur për “Qualifying Round” të muajit nëntor ku do të përballen si kokë grupi me Republikën Çeke, Finlandën dhe Moldavinë.

Ndeshja e parë do të luhet në datë 13 gusht në orën 17:00 dhe ndeshja e dytë më datë 15 gusht, në orën 10:00.

Për këto dy ndeshje miqësore do të vëzhgohen lojtarë të datëlindjes 2003, që luajnë në Shqipëri, por dhe element që vijnë nga jashtë.

Këto data nuk janë data zyrtare nga FIFA për ndeshje miqësore dhe jo të gjithë lojtarët kanë aprovimin nga klubet respektive për t’u bashkuar me kuqezinjtë.

Related posts

Mbrëmje tmerri për PSG/ Pas Neymar, vjen edhe dëmtimi i frikshëm i Mbappe (VIDEO)

Isa.Autor

MUNGON VETËM ZYRTARIZIMI/ Rubin Hebaj kryen testet mjekësore me skuadrën e re

Delo.autor

HERA E KATËRT RADHAZI/ Sulmuesi i Tottenham shpallet lojtari më i mirë i vitit

Delo.autor

Leave a Comment