Futboll Sport

DIEGO FORLAN TËHIQET NGA FUTBOLLI PAS 21 VITESH/ Suarez i dedikon një mesazh mikut të tij, ja fjalët prekëse

Pas një karriere 21 vjeçare në futbollin profesionist, Diego Forlan ka vendosur të “varë këpucët në gozhdë”.

Forlan e nisi karrierën e tij si profesionit tek klubi i Indipendentes e më pas në vitin 2002 u transferua tek Manchester United.

Sulmuesi uruguajan shkëlqimin e tij si futbollist e pati me skuadrën e Atletiko Madrid, teksa me ta arriti të fitojë edhe Ligën e Europës në sezonin 2009-2010, ndërsa ka fituar edhe Superkupën e Europës në vitin 2010.

Sakaq, gjatë karrierës së tij, Forlan është aktivizuar edhe me Vilarealin, Interin dhe më pas në vitet e fundit me skuadra jashtë Kontinentit evropian.

Mirëpo Luis Suarez i ka kushtuar disa fjal prekëse bashkatdhetarit të tij, pas vendimit për tu tërhequr nga futbolli i luajtur.

“Mbetesh historik për futbollin uruguajan. Mirënjohës për të gjitha momentet e paharrueshme, me të cilat i bëtë të gjithë uruguajanët të jetojnë me ëndrra, si në ekipin kombëtar, ashtu edhe në të gjitha skuadrat, ku keni luajtur, – ka shkruar Luis Suarez në Twitter. – Unë do të të jem gjithmonë mirënjohës për atë që më mësove, si brenda dhe jashtë fushës. Ishte ëndërr, që të luaja me ju, një prej idhujve të mi. Do të jesh gjithmonë një legjendë në Uruguaj. Shumë sukses në sfidat e tua të reja, mik!”

Related posts

Guardiola rikuperon për 14 ditë Sané, pritej të mungonte 6 javë

Q.Autor

MESSI APO RONALDO? Statistikat nxjerrin “Pleshtin” 118 ndeshje më pak (FOTO)

Delo.autor

PAS ZYRTARIZIMIT NË STOLIN E PARTIZANIT/ Flet trajneri Sormani: Avantazhi im është fakti që…

Delo.autor

Leave a Comment