Futboll Seria A Sport

E ARDHMJA E MATTEO POLITANO DHE PERISIC/ Conte merr vendimin: Kam vendosur që t’i…

Antonio Conte trajneri i Inter i ka provuar futbollistët e tij në disa pozicione të ndryshme. Kjo gjë ndodhi dhe me Ivan Perisic, i cili u provua nga tekniku italian në disa të tillë.

Mirëpo kroati nuk e bindi trajnerin në asnjë nga pozicionet që ai u provua, dhe klubi ka vendosur që ta nxjerr në shitje.

Ish-trajneri i Juves, në fund të sfidës, deklaroi: “Përgjigjet nuk janë pozitive, nuk mendoj se është i përshtatshëm për të bërë rolin që unë kërkoj”.

Sidoqoftë Perisiç është një aset për Interin, që nëse e shet siguron jo pak të ardhura. Siç raporton “Sport Mediaset”, për momentin vetëm Monako ka qenë skuadra që e ka kërkuar, ndërsa në janar ishte Arsenali.

Drejtuesit e Inter kërkojnë për të plot 30 milion euro.

Teksa Perisiç është me valixhet në dore, një lajm të mirë merr Mateo Politano, i cili edhe pse nuk e “çmend” Conten me rendimentin e tij, është serioz dhe punëtor në fushën e lojës dhe do qëndrojë në skuadër.

Related posts

Bayer Leverkusen-Bayern Munchen, formacionet zyrtare të gjysmëfinales së Kupës së Gjermanisë

Sadik.Autor

ZYRTARE/ Kërkohet nga Juventus dhe Barcelona, Man United përgjigjet për POGBA

Isa.Autor

Francë-Belgjikë/ Zbuloni notat e lojtarëve (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment