Futboll Sport

DY SUPERYJET NË SPORTIN E BOKSIT/ Ronaldo apo Neymar, cili e fitoi duelin në ring? (VIDEO)

Neymar dhe Cristiano Ronaldo përfundojnë në ringun e boksit për reklamën televizive portugeze. Ata janë pa diskutim dy nga futbollistët më të mirë në botë. Sidoqoftë, asnjëri prej tyre nuk mund të përshkruhet si njeri i fortë i futbollit. Ronaldo është ndërtuar si një makinë, por, le të jemi të sinqertë, ai nuk është luftëtar.

E njëjta gjë mund të thuhet për Neymar, i cili nuk është aq i mirë fizikisht sa CR7, por kompenson shumë gjëra me anën teknike. Me këto gjëra në mendje, ishte më shumë se pak për t’u habitur t’i shihnim së bashku dy superyjet e futbollit në ringun e boksit.

Një video-xhirim ka përfunduar në rrjetet sociale të shtunën në mbrëmje, që tregon Neymar dhe Ronaldo në ringun e boksit, duke u përballur në këtë sport burrëror. Nuk jemi të sigurt se cili e ka fituar betejën. Ndoshta Ronaldo, për shkak të gjatësisë më të madhe dhe avantazhit të peshës.

Portugezi, 34 vjeç, është i gjatë 1.85 metra dhe peshon 84 kg. Neymar, nga ana tjetër, ka epërsinë e moshës (është vetëm 27 vjeç), por është i gjatë 1.75 metra dhe peshon 68 kg.

Sidoqoftë, njerëzit në rrjetet sociale po pyesnin se cili ka përfunduar i shtrirë në tokë. Ka pasur “KO” apo jo?! Disa, madje supozuan se duhet të jetë diçka e rreme. Por jo, është e vërtetë. Ne bëmë një gërmim të vogël dhe zbuluam se ky duel është pjesë e një reklame të një televizioni portugez, e cila u publikua muajin e kaluar. Ikonat e futbollit po promovonin “Meo”, një rrjet mobil portugez.

Ne do të dëshironim të shihim që dueli i tyre të zgjaste plot 12 raunde. Dikush, ndoshta e bën të mundur këtë gjë, në emër të bamirësisë. Kësaj radhe ishte sa për “sy e faqe”, në funksion të reklamës përkatëse. Kush do ta fitonte një ndeshje boksi mes Ronaldos dhe Neymar? Parashikimin mund ta bëjë secili vetë, pasi t’i shohë në këto pamje të tyre, në ring.

Related posts

ZYRTARE/ Napoli pa Champions, De Laurentiis e shkarkon Gattuson me ceremoni

Delo.autor

SKËNDERBEU NIS PËRGATITJET/ Ja tre lojtarët që trazojnë merkaton e “Korçarëve”

Delo.autor

I DHA LAMTUMIRËN PSG-SË/ Dani Alvesh mendon rikthimin tek klubi që u bë i njohur…

Delo.autor

Leave a Comment