Futboll Seria A Sport

E ARDHMJA E DYBALAS LARG ITALISË/ Agjenti i yllit argjentinas takim me drejtuesit e PSG-së, ja ofertat

E ardhmja e Paolo Dybala duket se është e destinuar të jetë larg Juventusit, duke qenë se sulmuesi argjentinas e sheh veten të kërcënuar për një vend në formacionin e Sarrit.

Klubi duket se nuk ka në plan ta pengojë nëse ky i fundit kërkon të largohet nga bardhezinjtë ku për të ka shumë oferta nga skuadra të ndryshme.

Së fundmi, PSG-ja duket se është skuadra favorite për të marrë shërbimet e tij.

Fakti që merkatoja e verës është mbyllur në Angli dhe skuadrave nuk u lejohet më që të afrojnë futbollistë, e ka bërë PSG-në që të mendojë me qetësi për shërbimet e tij.

Manchester United kërkonte Dybalën dhe mendohej si destinacioni i ardhshëm i tij, por gjërat ndryshuan në momentet e fundit dhe nuk u mundësua transferimi i argjentinasit në Angli.

Mediat italiane raportojnë se agjenti Horge Antun ka shkuar në Paris, aty ku pritet që të takohet me drejtues të PSG-së për të folur në lidhje me një transferim të mundshëm.

Transferimi i Dybalës, mund të bëhet më i lehtë nëse merr zgjidhje edhe çështja Neymar, ku ky i fundit pritet të largohet.

Related posts

(VIDEO) Chelsea kalon në avantazh ndaj Brighton, Morata autor i golit

Q.Autor

INTERI ELEMINOHET NGA KUPA E ITALISË/ Bologna fiton në shtesë

F.autor

E BUJSHME/ Me maska duke vjedhur bizhuteri dhe para, hajdutët grabisin hotelin ku qëndronte Messi

Delo.autor

Leave a Comment