Futboll Ligue 1 Sport

NEYMAR SHUMË PRANË LARGIMIT NGA PSG/ Leonardo konfirmon: Nuk e duam një futbollist që…

Neymar Junior është edhe më afër largimit nga Paris Saint Germain.

Drejtori sportiv i PSG-së Leonardo, konfirmoi se Neymar nuk do të luajë kundër Nimes dhe vendimi është “100% i klubit”. Ai është afër largimit nga Parisi, kur ndërkohë Barcelona dhe Reali e duan 27-vjeçarin.

Sipas Leonardos, “Negociatat për shitjen e Neymarit kanë avancuara më shumë se më parë”.

Por ai nuk tregoi se me cilin klub i kanë nisur këto negociata, Barcelonën apo Real Madridin sepse të dy gjigantët spanjollë e duan brazilian pranë ekipeve të tyre.

Leonardo, ndër të tjera ka konfirmuar se Neymar është përjashtuar nga skuadra për ndeshjen e nesërme me Nimes sepse lojtari tashmë ka shprehur dëshirën për t’u larguar dhe nuk e duan një futbollist që s’dëshiron të jetë aty ku është.

Related posts

SHTYHET RIKTHIMI I XAVIT NË PANKINË/ Refuzon një tjetër skuadër

F.autor

FITORE E MERITUAR/ Ndeshje e çmendur në “Anfield”, Palace bën të vuajë Liverpoolin

Delo.autor

NDESHJA TESTUESE/ Ja kush e shënon golin e parë në “Arenën Kombëtare” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment