Futboll Seria A Sport

E BUJSHME NGA ITALIA/ Hysaj titullar ndaj Juventus, shqiptari duhet të markojë…

Në prag të sfidës, Juventus-Napoli, trajneri i të kaltërve Carlo Ancelotti është duke menduar për formacionin që do të hedhë në fushë kundër bardhezinjve.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, numri një i pankinës së kaltër mesa duket ka vendosur që të lërë në stol Di Lorenzon dhe të hedhë në fushë që nga minuta e parë, Elseid Hysaj, të cilit do t’i duhet të markojë Cristiano Ronaldon, shkruan supersport. Një lajm i mirë ky për mbrojtësin kuqezi, i cili që pas ardhjes së Ancelottit tek Napoli, gradualisht humbi vendin e titullarit, teksa me ardhjen e Di Lorenzos situata u bë edhe me e vështirë për shkodranin, situatë  të cilën Hysaj nuk e pranon aspak, ndaj dhe nuk ka nguruar ta deklarojë publikisht që kërkon të largohet.

Ofertat ndaj mbrojtësit kuqezi nuk kanë munguar, por pengesë është bërë presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis, ky i fundit pretendon një shifër të majme për t’a lënë të lirë Hysajn.

Sidoqoftë aktivizimi nga minuta e parë ndaj Juventusit mund të jetë një pikë kthese për Hysaj, duke bërë që shkodrani të rikthehet sërish si titullar në formacionin e të kaltërve.

Related posts

ZBULON NJË PRAPASKENË TË MERKATOS/ Drejtori sportiv i Crotone-s: Juventus ka një diamant në shtëpi

Delo.autor

BARCELONA/ Messi ndëpret pushimet dhe kthehet në Barcelonë. Do takohet me…

Delo.autor

“THE BEST AWARDS”/ Shpallet portieri më i mirë, çmimin e fiton… (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment