Futboll Seria A Sport

E BUJSHME NGA ITALIA/ Icardi ka ende një shpresë të fundit tek Inter, nëse…

Mauro Icardi dhe e ardhmja e tij. Një rebus që nuk është shkrirë ende. As nga futbollisti argjentinas dhe as nga klubi i Inter, që duhet ende të gjejë një marrëveshje me një nga skuadrat e interesuara për sulmuesin.

Në këtë moment, sipas raportimeve të “Sky Sport”, në të vërtetë janë vetëm dy skuadrat e interesuara seriozisht për Icardin, Napoli dhe Roma, sepse Juventus nuk ka formuluar ende një ofertë konkrete, për shkak se bardhezinjtë nuk kanë realizuar shitjet e pretenduara.

Ndërkohë, Icardi vijon të kultivojë një shpresë të fundit që quhet Inter. Sipas asaj që pretendon “Sky Sport”, Icardi është ende i bindur se Inter mundet ende të vendosë të besojë tek ai… në rast se do të dështonte transferimi i Dzekos.

Related posts

YLLI I JUVENTUS KTHEHET NË ÇËSHTJE/ Dejan Kulusevski: Jam i tronditur nga ajo zgjedhje

Delo.autor

PRAPASKENAT/ Sot një hap larg, pse Igli Tare refuzoi Milanin në verën e 2019-s?

F.autor

Botërori Rusi 2018/ Lajm i keq vjen nga legjenda Pele

Sadik.Autor

Leave a Comment