Futboll Seria A Sport

E BUJSHME NGA ITALIA/ “Lufta” mes Inter dhe “Zonjës së Vjetër” për talentin…

Që kur Bepe Marotta është bërë pjesë e stafit drejtues tek Interi, duket se shumë gjëra kanë ndryshuar në mentalitetin e klubit.

Gërshetuar edhe me daljen nga Fair Play financiar, Interi në këtë merkato ka bërë mjaft mirë.

Blerja e Lukakut dëshmoi se skuadra ka fuqinë ekonomike për të bërë investime të tilla.

Por duket se tek Interi nuk ndalen me kaq, pasi Marotta po punon për të bllokuar Federico Chiesën, për verën e 2020-ës.

Siç raporton “Sport Mediaset”, Juventusi ka gjetur akordin me lojtarin dhe pritet që Chiesa verën e ardhshme t’i bashkohet bardhezinjve.

Por, nga ana tjetër Bepe Marotta beson te marrëdhëniet e mira që ai ka me drejtuesit e Fiorentinës.

Interi është më i predispozuar të bindë drejtuesit, ndërsa Juvja ka në dorë lojtarin.

Duket se “lufta” mes Interit dhe Juves ka nisur më së miri, në të gjitha aspektet.

Pavarësisht se cila nga skuadrat do të triumfojë në fushë dhe në merkato, futbolli italian duket sikur po fiton sërish grintë.

Related posts

Sporting-Atl. Madrid, fitorja nuk mjafton për vendasit

Sadik.Autor

“LUKAKU ËSHTË NJË LOJTAR ME FORCË TË MADHE”/ Flet ish-lojtari i Juventus: Dybala ka më shumë teknikë por…

Delo.autor

“BARCELONA ËSHTË LËNDUAR”/ Deklaron Pique: Ja fajtori për dështimin në fund të sezonit

Delo.autor

Leave a Comment