Bundesliga Futboll Sport

KA RILINDUR/ ROBBEN shijon rolin e tanishëm tek Bayern me gola dhe spektakël

Ajren Robben thotë se po shijon kohën e tij me Bayern Munich, teksa po i afrohet 35-vjetorit të lindjes. Sulmuesi holandez e filloi sezonin në stol, por ka shënuar dy gola në Bundesligë. Teksa plaket, Robben thotë se e kupton se do të kalojë më shumë kohë në stol sesa në vitet e mëparshme, por gjithashtu ndihet i përgatitur të japë më të mirën në fushë, kur të ketë nevojë trajneri Niko Kovaç.

“Unë jam 34 vjeç dhe vetëm përpiqem të kënaqem në çdo moment. Jam me fat që luaj këtu, në një “Allianz Arena” të plotë. Ju vetëm duhet të gëzoni”, – tha Robben për “Bundesliga.com”. – Nuk e di se sa kohë do të zgjasë, por nuk ndjehem sikur tani am 34 vjeç. Ndihem shumë, shumë i aftë, shpresoj se do të qëndroj në këtë mënyrë për një kohë të gjatë. Me rëndësi është se mund të kënaqem duke luajtur. Gjithmonë përpiqem ta bëj këtë. Atëherë mund të jesh i suksesshëm”.

Pas tri ndeshjeve të para të sezonit të ri në Bundesliga, Robben dhe Bayern Munich tani janë fokusuar te fillimi i Ligës së Kampionëve. Kampionët gjermanë do ta fillojnë turneun me një transfertë në fushën e Benfica, të mërkurën, duke pasur edhe Ajax me AEK në Grupin E.

Robben thotë se është shumë herët për të thënë se cila do të jetë sfida më e madhe e Bayernit në grup: “Është Liga e Kampionëve, një kompeticion krejtësisht ndryshe, – tha ai. – Ne duhet të vazhdojmë rrugën tonë, por gjithnjë ka hapësirë ​​për përmirësim. Kemi shumë kualitet dhe krijimtari, ndaj duhet të punojmë fort në mbrojtje. Vetëm atëherë do të kemi sukses”.

Related posts

DEKLARATA E ÇMENDUR NGA PRESIDENTI I NAPOLIT/ De Laurentiis: Trajneri i “Zonjës së Vjetër” është…

Delo.autor

PO SHIJON PUSHIMET NË ITALI/ Donnarumma nuk e harron Milanin, takohet me legjendën e klubit “kuqezi” (FOTO)

Delo.autor

ULTIMATUM BALOTELLIT/ Patrick Vieira: I gatshëm të lërë lojtarin që në…

Delo.autor

Leave a Comment