Futboll Sport

“GJITHÇKA NEFATIVE, PRESIONI DHE…”/ Largohet nga Interi, lamtumira prekëse e sulmuesit

Keita Balde nuk do të jetë më pjesë e Interit sezonin e ardhshëm. Nëpërmjet një postimi në “Instagram”, sulmuesi ka konfirmuar “divorcin” me zikaltrit, teksa do të rikthehet te Monako, që zotëron dhe kartonin e 24-vjeçarit.

Senegalezi i lindur në Spanjë u aktivizua 24 takime me fanellën zikaltër, teksa arriti të shënonte 5 gola.

Keita ka falënderuar tifozët zikaltër për ngrohtësinë dhe mbështetjen, teksa e ka cilësuar si nder që ishte pjesë e Interit në sezonin e shkuar.

“Gjithçka negative, presioni dhe sfidat, përfaqësojnë një shans për mua që të rritem. Faleminderit të gjithë tifozëve zikaltër për ngrohtësinë dhe mbështetjen. Ishte një nder të vishja fanellën e lavdishme të Interit dhe të kontribuoja për të arritur objektivin e Ligës së Kampionëve”, shkruan Keita.

Related posts

KJO ËSHTË E ARDHMJA E FUTBOLLIT/ Ja 50 TALENTËT që pritet të bëjnë “NAMIN” në Europë

F.autor

KORRUPSION NË FEDERATËN E NJOHUR TË FUTBOLLIT/ Prokuria e Zvicrën i kthen mbrapsht 34 milionë euro

Delo.autor

E PABESUESHME/ Candreva nuk heq dorë nga zakoni, ish-futbollisti i Interit realizon golin e vitit në Serinë A (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment