Futboll Sport

EPISODI QË NISI NGA GRUSHTI QAKËS/ Klubi i tij rrezikon përjashtimin në tavolinë nga….

Universitatea Kraiova mund të eliminohet në tavolinë nga kompeticionet e UEFA-s nëse kjo e fundit do të vendosë që t’i japë fitoren në tavolinë Honved pas ngjarjeve që ndodhën në ndeshjen mes dy skuadrave në Ligën e Europës. Gjithçka nisi me Kamer Qakën dhe përfundoi në mënyrë absurde me gjyqtarin e goditur me fishekzjarrë nga tribuna dhe me penalltitë që vulosën kualifikimin rumun.

Qaka u aktivizua në minutën e 67 të sfidës e cila ishte shumë e tensionuar mes dy skuadrave që kishin barazuar pa gola duelin e parë. Në tribuna kishte incidente të vazhdueshme me tifozët që sulmuan njëri-tjetrin dhe detyruan shpesh policinë të ndërhynte. Ndeshja shkoi me shtesa dhe në minutën e 119, pas një përplasje në zonë, Qaka shtyu me grushte në fyt një kundërshtar. Ai episod solli protesta të shumta në fushë e tribunë, ndërsa mes kaosit, nga tribunat fluturuan fishekzjarrë dhe çakmakë që goditën gjyqtarin kryesor.

Ndeshja u ndërpre për rreth 30 minuta, derisa gjyqtari u qetësua, ndërsa vendosi të mos braktiste sfidën, por ta çonte deri në fund. Kështu, ai nuk ndëshkoi Qakën, por vazhdoi minutat e mbetura dhe serinë e penalltive, të cilët shpallën fitues ekipin  e Universitatea Kraiova. Por pas sfidës, klubi hungarez ka bërë reklamim, duke filluar nga incidenti i Qakës, e deri te ndërprerja absurde e vazhdimi pas 30 minutash i ndeshjes me gjuajtjet nga pika e bardhë e penalltisë që janë cilësuar të papranueshme në nëj ambient të tillë.

Komisionet disiplinore të UEFA-s do të vendosin shpejt, duke llogaritur që në javën e ardhshme Universitatea duhet të kthehet në fushë për të përballur AEK të Athinës në turin e tretë të Ligës së Europës.

Related posts

SHKËLQEU NË BOTËROR/ Belgjika për rekord, barazon Italinë dhe Francën

Isa.Autor

MESSI DHE CR7 JANË MILIONA LARG/ Fanella më e shtrenjtë në botë është e… Babe Ruth (FOTO)

Delo.autor

MERKATO E VERËS/ Partizani “peshkon” në Superiore, Ndreca dhe titullari i Laçit në radarët e klubit

Delo.autor

Leave a Comment