Futboll Sport

ME NJË GJAKFTOHTËSI TË ADMIRUESHME/ Shikoni çfarë penalltie të “dyfishtë” shënon Iniesta (VIDEO)

Andres Iniesta, u bë protagonist ditën e sotme në Japoni, me një penallti të humbur në fillim, por më pas të kthyer në gol, në takimin që ekipi i tij, Visel Kobe, barazoi 2-2 me Osakan.

Kur po mundej me shifrat 0-2, ekipi i Iniestës fitoi një penallti në minutën e 78-të, dhe ishte spanjolli që e mori përsipër. Kur u nis dhe goditi, portieri kundërshtar e priti penalltinë, por topi u rikthye sërish tek Iniesta.

Me një gjakftohtësi të admirueshme, Iniesta nuk e humbi toruan, por kontrolloi topin që iu kthye, dhe me të majtën goditi fort, për të tundur më në fund rrjetën. Ky gol i hapi rrugën edhe një tjetri pas 5 minutash, shënuar nga Masujama, dhe Visel Kobe arriti një barazim 2-2.

Related posts

Arsenal nuk heq dorë nga Aubameyang, përgatit ofertë tjetër për Dortmund

Q.Autor

ËSHTË 7 HERË KAMPION BOTE NË FORMULA 1/ Piloti Hamilton kapet “mat” në hotel me modelen superseksi (FOTO)

Delo.autor

MARTINEZ E KA MENDJEN KE TOPI/ E dashura e tij ndez Instagramin me foto SUPERSEKSI

Isa.Autor

Leave a Comment