Futboll Kategoria Superiore Sport

ËSHTË AFRIMI I BUJSHËM I KUKËSIT/ Flet Kristal Abazaj: Gavazaj s’e pati me mua, ndryshe ia…

Kristal Abazaj është afrimi më i bujshëm i Kukësit gjatë kësaj merkatoje. Me ardhjen e tij, tashmë treshja e sulmit është bërë shumë më e frikshme.

Në një intervistë të dhënë për “Panorama Sport”, anësori rrëfen emocionet e debutimit me veriorët, por tregohet i sinqertë kur thotë se plani i tij është që të kthehet tek Anderlehti verën e ardhshme.

Nuk e quan një hap pas rikthimin në Shqipëri, ndërsa deklaron hapur se ka ardhur për të ndihmuar Kukësin dhe për të siguruar titullin kampion. Te kuksianët përshtatjen nuk do ta ketë assesi të vështirë, pasi aty ka gjetur Shkurtajn e Rrocën, me të cilët ka shkëlqyer dhe mori famë te Luftëtari. Nuk kishte si të mos fliste edhe për zhurmën që krijoi aktivizimi i tij dhe mbi nervat që shfaqi Enis Gavazaj pas zëvendësimit.

Tropojani thekson se ata janë shokë, madje me shaka përgjigjet: “Nuk besoj se ka pasur diçka me mua, se do t’ia kisha shtypur kokën pas ndeshjes”. 24-vjeçari ishte edhe në planet e Tiranës, megjithatë sqaron se me ta gjithçka mbeti në kuadrin e një bisede.

Zyrtarisht jeni futbollist i Kukësit. Si e pritët këtë rikthim në elitën shqiptare?

E kam pritur mjaft mirë. Kam kaluar një periudhë të gjatë jopozitive dhe kisha nevojë të vija në një ekip të mirë. Dua të luaj dhe të tregoj vlerat e mia. Jam shumë i lumtur që kam gjetur akordin me Kukësin, pasi është me të vërtetë një shans. Dua t’ua shpërblej besimin kuksianëve, duke dhënë kontributin tim në realizimin e objektivave që kemi për këtë kampionat.

Ju kërkoi edhe Tirana. Deri në çfarë pike negociuat dhe çfarë nuk shkoi që u transferuat te Kukësi?

Sa i përket Tiranës, ishte thjesht një bisedë. Gjithçka përfundoi aty tek ajo bisedë. Kaq ishte.

Gavazaj u largua i mërzitur dhe as dorën nuk jua dha. Ishte ndonjë keqkuptim apo s’ka lidhje me ju?

Ne jemi shokë shumë të mirë edhe jashtë fushës së lojës. Nuk besoj se ka pasur diçka me mua. Edhe po të kishte, do t’ia kisha shtypur kokën pas ndeshjes (qesh).

Related posts

CRUDELI SHOW/ Goli i CUTRONES: Komentatori italian bën xhiron e rrjetit (VIDEO)

Isa.Autor

ISH-BASHKËSHORTJA E XHEMAJLIT SHFAQE “TOPLESS”/ Bukuroshja thyen rrjetin me këtë FOTO

Delo.autor

Sevilla, Montella nuk heq dorë nga kualifikimi

Sadik.Autor

Leave a Comment