Futboll Sport

Tani është Kosova “vëllai i madh”, leksion Shqipërisë në Zyrih (VIDEO)

Shqipëria u mposht nga Kosova me rezultatin 0-3, në vëllazëroren e zhvilluar në Zvicër. Një paraqitje skandaloze për kuqezinjtë e Panuçit, të cilët bënë goditjen e parë në portë në minutën e 77-të duke zhvilluar një ndeshje totalisht zhgënjyese

Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 0-1 me golin e Arbër Zenelit. Ndërsa në pjesën e 2-të, ishte përsëri Zeneli që dyfishoi rezultatin me një super gol, ndërsa në minutën e 67-t, 19-vjeçari Zhegrova realizoi golin e tretë.

Një humbje e hidhur që ve në pikëpyetje të madhe aftësitë e Panuçit si trajner. Shqipëria pritet të luaj një tjetër takim miqësor më datën 2 qershor ndaj Ukrainës.

SHQIPËRI-KOSOVË 0-3

Zeneli 20′, 51′, Zhegrova 67′

90′ Shtylla i mohon golin e 4-t Kosovës. Ishte mesfushori Gjelbërim Taipi ai që provoi.

85′ Provon edhe Çikalleshi me një goditje të fuqishme, topi përfundon mbi kuadrat.

81′ Abazaj bën një lëvizje të bukur brenda zonës dhe provon me të majtën, topi shkon në duart e Ujkanit.

77′ Shqipëria bën goditjen e parë në portë në minutën e 77-të me anët të Bekim Balajt, topi ndalet nga Ujkani.

 

74′ Pranë golit të 4-t Kosova me Arbër Zeneli, por është ndalur nga portieri Berisha.

69′ Kristal Abazaj debuton me fanellën e Kombëtares. Futbollisti i Anderlehtit hidhet në fushën e lojës.

67′ GOOOOOOL Kosova 0-3. Gabim fatal në mbrojtjes. Zhegrova shënon me anë të një krosimi që nuk e prek askush dhe Berisha mbetet i palëvizur.

 

66′ Pranë golit të 3-të Kosova, Berisha i mohon golin e tretë Zhevgrovës.

65′ Goditje dënimi për Shqipërinë, topi përplaset në murin mbrojtës.

62′ Zëvendësim i dytë te Kosva, largohet Muriqi, Atdhe Nuhiu.

59′ Zëvendësim i parë te Kosova, largohet Rashica, vendin e tij e zë Zhegrova.

57′ Bujar Lika ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Rashicës.

51′ GOOOOOOL Kosova 0-2. Përsëri Arbër Zeneli. Një tjetër gabim tragjik në mbrojtje. Super gol i mesfushorit kosovar. 

50′ Goditje këndi për Kosovën, provon Rrahmani por topi shkon jashtë.

46′ Starton pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë, Shqipëri-Kosovë 0-1

45′ Akordohen 2 minuta shtesë.

45′ Pranë golit të dytë Kosova, por nuk arrin Murriqi ta dërgojë topin në rrjetë pas pasimit nga e djathta.

43′ Dy zëvendësime pa u mbyllur pjesa e parë, largohet Qaka në fushë Manaj. Largohet edhe Roshi, në fushë Sabjen Lilaj. Ndryshon skema, bëhet 4-3-3.

36′ Çikalleshi provon me një gjuatje nga goditja e dënimit, topi përplaset në murin mbrojtës.

35′ Ndëshkohet me karton të verdhë edhe Sajmir Ujkani, për prekje të topit me zonë jashtë zonës.

33′ Odise Roshi ndëshkohet me karton të verdhë, për ndërhyrje të gabuar ndaj Fidan Alitit.

30′ Kamer Qaka provon me një gjuajtje nga larg, por e gabuar, topi përfundon jashtë kuadratit.

20′ GOOOOOOL Kosova 0-1. Arbër Zeneli kalon në avantazh të tijët. Një tjetër gabim i mbrojtjes kuqezi, e cila çahet lehtësisht në qendër. 

15′ Frederik Veseli bën një gabim trashanik në mesfushë dhe i jep mundësinë Dionis Avdiajt të dalë i vetëm përballë Bershës, por portieri kuqezi ka bërë të pamundurën, duke i mohuar golin Kosovës.

13′ Shpërthen Rashica në krahun e djathtë dhe provon me një harkim drejt zonës, por nuk arrin Murriqi.

4′ Aliti depërton bukur në krahun e djathtë ndaj Likës, por krosimi i tij në brendësi të zonës largohet nga Gjimshiti.

1′ Ka startuar takimi.

Shqipëria: Berisha, Hysaj, Gjimshiti, Veseli, Lika, Ramadani, Qaka, Ndoj, Roshi, Guri, Cikalleshi.
Trajner: K. Panuçi

Kosova: Ujkani, Ismajli, Rrahmani, Aliti, Vojvoda, Shala, Halimi, Rashica, Avdijaj, Zeneli, Muriqi. Trajner: B. Shaland

Related posts

SHQIPËRI-BJELLORUSI/ Trajneri Reja kërkon kualifikimin në çerekfinalen e Nations League (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

PRAPASKENA E BUJSHME/ Zbulohet skema si skuadra spanjolle po bind Mbappe, menaxheri tërbohet…

Delo.autor

LIVE/ Poluhet ndeshja Laçi-Skënderbeu, nis pjesa e dytë me gol. Rezultati 1-1

Delo.autor

Leave a Comment