Futboll Seria A Sport

ËSHTË BLERJA MË E RE E MILAN NË VERË/ Flet Rafael Leao si “Kuqezi”: Nuk mund ta besoj se…

Rafael Leao është lojtari më i ri i Milanit, teksa i ka kushtuar arkave të kuqezinjve plot 35 milionë euro.

Sulmuesi ka dhënë intervistën e parë, si një lojtar i Milanit ku shprehet: “Unë gjithmonë e merrja Milanin, në “Play Station”, sepse ishte një skuadër shumë e fortë, që ka fituar Ligën e Kampionëve shumë herë. Këtu ka pasur lojtarë të shkëlqyer si Maldini, Rui Kosta, Sedorf, Kaka, i cili gjithashtu fitoi Topin e Artë, dhe nuk mund ta besoj se kam firmosur me ekipin që ka luajtur edhe ai. Të luaj me dy sulmues më pëlqen, pasi të jep më shumë shanse për të shënuar. Piontek është një sulmues i shkëlqyer, pasi shënoi shumë tek Xhenoa ai vazhdoi atë edhe tek Milani, shpresoj t’i jap atij sa më shumë asiste.”, u shpreh Leao.rafael leao
Gjithashtu ai foli edhe për karakteristikat e tij: “Unë jam i shpejtë, më pëlqen të luaj një kundër një, jap shumë asiste, por edhe shënoj shpesh. Gjithmonë kam luajtur për ekipin, dhe falë kësaj besoj se jam këtu tani. Unë do të bëj të pamundurën, dhe këtë duhet ta tregoj në fushën e lojës. Jam në një klub të madh, dhe shokët e ekipit do të më ndihmojnë të përmirësohem.”, mbylli intervistën e tij 20-vjeçari.

Related posts

LIVE/ Starton sfida Juventus-Spal

Delo.autor

NDRYSHIM RADIKAL NË CHAMPIONS LEAGUE/ Në shtator propozimi për “vendet e garantuara”

Delo.autor

FESTOI 30-VJETORIN/ 6.727 euro për kafe, shpenzimi i “çmendur” i Sergi Roberto-s (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment