Futboll Seria A Sport

ËSHTË NË KËRKIM TË NJË MBROJTËSI/ Roma “piketon” lojtarin e Real Madrid…

Prej kohësh Roma është në kërkim të një mbrojtësi, dhe drejtuesit verdhekuq kanë disa objektiva.ALDERWEIRELD

Objektivi i parë është mbrojtësi belg i Totenhemit, Tobi Alderveireld, i cili ndiqet prej kohësh nga klubi italian. 30-vjeçari pëlqehet shumë nga drejtuesit dhe tekniku, Fonseka, dhe duket profili ideal për të zëvendësuar të larguarin Manolas, që u transferua tek Napoli, pak kohë më parë.

Gjithsesi verdhekuqtë janë të përgatitur, edhe nëse pista për të marrë mbrojtësin nga Totenhemi, dështon. Sipas asaj që shkruan “TuttoMercatoWeb”, italianët kanë edhe një alternativë tjetër, e cila është ajo për mbrojtësin e Real Madridit, Naço.b380883c381e4a7c9d585045372969db

Për mbrojtësin spanjoll, Roma interesohej edhe një vit më parë, por asokohe nuk gjetën një marrëveshje me klubin madrilen.

Related posts

MEDIAT SPANJOLLE/ Isco dhe Asensio largohen nga Reali

Isa.Autor

FULHAM NGUSHTON REZULTATIN/ Shënon golin Aboubakar Kamara (VIDEO)

Delo.autor

PARTIZANI-SHERIFF TIRASPOR/ E pabesueshme, shikoni rastin të artë që humb Çinari (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment