Futboll Kategoria Superiore Sport

ËSHTË ZYRTARE/ Partizani ndërpret bashkëpunimin me mesfushorin… (FOTO)

Partizani ka ndërprerë bashkëpunimin me mesfushorin Tijan Jaiteh.

Ekipi i kuq e afroi mesfushorin në muajin janar, por ky i fundit nuk luajti nën drejtimin e Skënder Gegës.

Situata nuk ndryshoi as me trajnerin Franco Lerda dhe më në fund marrëveshja mes palëve është prishur.

Jaiteh largohet sot zyrtarisht nga ekipi kryeqytetas.

Ja njoftimi zyrtar i Partizanit:

“Klubi i Futbollit Partizani, njofton përfundimin e bashkëpunimit me Tijan Jaiteh. Mesfushori nga gambia dhe drejtuesit kanë arritur marrëveshjen për të mbyllur bashkëpunimin mes tyre. Jaiteh iu bashkua kampionëve në fuqi përgjatë muajit janar të këtij viti duke u aktivizuar në ekipin e parë dhe Partizanin B. Klubi i uron Tijan Jaiteh suksese të mëtejshme në karrierën e tij sportive”, – shkruan klubi i kuq në njoftim.

Related posts

PARTIZANI MERR LAJMIN E KEQ/ Kaçe nuk ia del për derbin, mbyll vitin pas dëmtimit

Delo.autor

KOLAPSI NË SUPERIORE/ Presidenti i Ligës: Ja çfarë do ndodhë me kampionatin

Delo.autor

“AI KA DËSHIRË TË JETË…”/ Keane: Kjo është arsyeja pse Pogba po kënaqet më shumë tani

Delo.autor

Leave a Comment