Formula 1 Sport Të tjera

SURPRIZA TEK FORMULA 1/ Sebastian Vettel mund të tërhiqet në fund të…

Sebastian Vettel mund të tërhiqet nga garat e Formula 1 në fund të këtij sezoni edhe pse piloti gjerman ka një kontratë deri në vitin 2020 me Ferrarin. I këtij mendimi është Gerhard Berger, ish-pilot i “kokëkuqes”, që tha: “Unë besoj se kjo gjë mund të ndodhë. Sebastian është inteligjent. Ai ka shumë gjëra të tjera më interesante në jetë për të bërë”.

Berger sqaron idenë e tij: “Për Vettel familja ka shumë rëndësi, ka fëmijë, ka fituar mjaftueshëm parà, ndaj nuk ka nevojë për të tjera. Për më tepër, ai është i lidhur ngushtë me motorët dhe makinat e vjetra që ka”.

Muajt e fundit janë shtuar spekulimet për një tërheqje të 4 herë kampionit të botës, që është në sezonin e pestë me Ferrarin. Me shumë gjasa edhe këtë vit Vettel nuk do të fitojë dot një titull kampion. “Nuk ka për të qenë e lehtë të marrë këtë vendim, por koha po skadon. Ai nuk po bën mjaftueshëm progrese me ekipin e tij”, tha Berger.

Ish-piloti austriak bën një krahasim mes Vettel dhe Michael Schumacher: “Është ndryshe nga Michael, që ishte më i ashpër me skuadrën dhe kishte komandën. Këtë gjë Sebastian nuk e ka, pasi nuk është në natyrën e tij, që preferon më shumë t’i përpunojë gjërat. Ai mendon se drejtuesit janë përgjegjës prë funksionin e skuadrës”.

Related posts

“VËLLEZËRIT LUPA”/ Dyshja Lukaku-Dybala ndezin Romën, tifozët ëndërrojnë për gjëra të mëdha

F.autor

E RALLË/ SARRI ndryshon RREGULLAT për t’i hyrë në QEJF lojtarëve të Chelsea

Isa.Autor

I RIKTHEHET SË FUNDMI DASHURISË/ Belen po jeton momentin në krahët e De Martinos: Jam e lumtur, sepse… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment