Futboll Sport

FUTBOLL PËR FEMRA/ Vllaznia nderohet në Champions, siguron fitoren e parë në grup

Vllaznia e femrave ia ka dalë të fitojë në ndeshjen e parë të grupit kualifikues për Champions League.

Vajzat shkodrane triumfuan me rezultatin 3-1 përballë skuadrës irlandeze të Ueksford Jouths Football Club.

Sa i përket ndeshjes, shkodranet e nisën keq, pasi pësuan gol në minutën e 18-të.

Megjithatë, reagimi ishte fantastik dhe kampionet shqiptare arritën të përmbysnin dizavantazhin brenda pjesës së parë.

Protagonistja kryesore ishte Amanda Doyle, e cila realizoi fillimisht në minutën e 30-të për të vendosur baraspeshën, ndërsa 10 minuta më pas shënoi edhe golin e avantazhit.

Para se të mbyllej pjesa e parë kishte kohë edhe të tretin, teksa këtë herë autorja ishte Megi Doçi.

Në fraksionin e dytë, shifrat nuk ndryshuan, me Vllazninë që menaxhoi rezultatin dhe arriti të merrte fitoren e parë në grup.

Sakaq, pjesë e këtij grupi janë edhe skuadrat e Birkikara dhe Gintra, skuadra nga Lituania, që është edhe vendi organizator. Nga grupi mund të kualifikohet vetëm një skuadër.

Related posts

“VUAJTJET” E LIDËRVE TË FUTBOLLIT/ Infantino lë Zvicrën dhe shkon të jetojë me familjen në Katar: Është sakrificë

Delo.autor

MERKATO E BUJSHME/ Ylli i PSG humb durimin, Arsenal është gati të përfitojë

Delo.autor

SKANDALI/ Marseja kërkon fitoren në tavolinë, në Francë marrin si shembull ndeshjen Serbi-Shqipëri

Delo.autor

Leave a Comment