Futboll Seria A Sport

U LARGUA TEK CHELSEA/ Ultrasit e Inter-it nuk përmbahen. Shihni veprimin e tyre kundrejt Lukakut (FOTO)

Mungon vetëm zyrtarizimi që Romelu Lukaku të jetë një lojtar i ri i Çelsit. Pas kalimit të vizitave mjekësore dhe fluturimit të tij në Londër, tifozët e Interit duket që nuk e kanë pritur mirë këtë largim të një prej protagonistëve të titullit kampion të zikaltërve sezonin që lamë pas.

Duke qenë një nga heronjtë e Interit të vitit të shkuar, ultrasët e Interit i kishin bërë një murales sulmuesit belg pranë stadiumit “Giuseppe Meazza”, por gjatë mbrëmjes së djeshme disa tifozë kanë shkatërruar këtë murales ku ngjan me një formë proteste apo zemërimi kundrejt Lukakut dhe presidentit Zhang, i cili shiti sulmuesin më të mirë të skuadrës tek ekipi i Roman Abramoviç.

Related posts

SKANDAL NË KAVAJË/ Sherr mes lojtarëve, shkaktohet kaos në fushë. Arbitri jep…

Delo.autor

MË I MIRI NË BOTË/ MESSI shënon golin e tretë personal dhe fundos PSV (VIDEO)

Isa.Autor

E TRISHTË NË PORTUGALI/ Pësoi sulm në zemër, ndahet nga jeta futbollisti 24-vjeçar (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment